• |
ide | kryesore

Gattuzo drejt shkarkimit nga Milan, skuadrën e merr Leonardo, Donadoni ose Wenger

F1, Sport



Është gjithmonë e më shumë Donadoni te porta e Milan, nëse Gattuso nuk do të dijë të ringrihet. Por orët e fundit ka marrë zë një variant i çuditshëm. Në pankinë mund të ulet vetë Leonardo nëse kriza në kampin kuqezi nuk do të marrë fund sa më shpejt. Zërat dalin nga klubi megjithëse zyrtarisht askush nuk i konfirmon.

Është “Il Messaggero” që zbulon skenarin se braziliani mund të marrë vendin e trajnerit aktual nëse nuk do të bëhet kthesë në takimin me Sampdoria në Genoa. Është një hopotezë që në klub po e vlerësojnë pasi nuk është ende e qartë nëse drejtori i përgjithshëm dëshiron që të punojë edhe si trajner.

Duke përjashtuar 70 ditët si trajner i Antalyaspor nga 28 shtatori në 6 dhjetor 2017, Leo ka 7 vjet që nuk drejton një skuadër që kur në qershor 2011 vendosi të lërë Interin për të punuar si drejtor te PSG.

Tashmë Scaroni dhe Maldini mund ta bëjnë të ndyshojë ide për të gjetur një zgjidhje të brendshme. Ishte Leo që zëvendësoi Ancelotti në 2009-ën në një sezon me ulje dhe ngritje të karakterizuar nga moduli 4-2-fantazi.

Gjithsesi ideja kryesore (e theksojmë) është ajo e Roberto Donadoni, pavarësisht përgënjeshtrimit që ai i bëri darkës me drejtuesit kuqezinj.

Shumë e vështirë (ndoshta e pamundur) është edhe pista e marrjes së Arsene Wenger pavarësisht ardhjes së shpejti në klub të Gazidis që largohet nga Arsenal. Është shumë e lartë rroga e francezit për ta marrë atë në këtë situatë te Milan. Është sfumuar edhe pista e Antonio Conte që duke se i ka premtuar Real Madrid në pritje të “El Clasico” që luhet të dielën pasdite nga e cila varet e ardhmja e Lopetegui. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *