• |
ide | kryesore

Guardiola, premtim besnikërie City: “Nuk do të drejtoj skuadër tjetër në Premier”

Sport



Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duket se është tepër i dashuruar me klubin e tij, sa nuk heziton të bëjë edhe premtimin e besnikërisë në mikrofonat e BBC, se ajo e Citizens do të jetë pankina e tij e vetme në Premier League: “Nuk do të ishte e mundur për mua të punoja në Angli me një skuadër tjetër, do të mbetem padyshim një mbështetës i Manchester City për gjithë jetën time. Ndjej dashurinë që njerëzit kanë kunddrejt meje” tha spanjolli duke entuziazmuar tifozët e citizens, që kanë filluar tani të ëndërrojnë një sezon të madh nën drejtimin e Guardiola.

E ndërkohë, për të përligjur të gjithë kërkesat e teknikut spanjoll, klubi, pavarësisht interesit të madh të Barcelonës, po mendon të rinovojë kontratën me Ilkay Gundogan. Mesfushori gjerman, me origjinë turke, shkon në skadencë në 2020 e në ditët e ardhshme parashikohet të gjejë akordin me shoqërinë për zgjatjen e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *