• |
ide | kryesore

Marquez, daljen e parë me statusin e kampionit e nis me rrëzim…faji i kangurit?

Sport



Incident i keq për Marc Marquez në sesionin e parë të provave të lira për cmimin e Madh të Phillip Island. Spanjolli ishte protagonist në një rrëzim, që mbylli para kohe testimet e tij në FP1. Piloti i Honda humbi kontrollin e motorit, pak më shumë se gjashtë minuta nga fundi i sesionit të parë, në kohën kur ishte në vendin e gjashtë.

Kur mbërriti në kthesën 10, kampioni i ri i botës ka humbur plotësisht pjesën e pasme të motorit, duke përfunduar jashtë piste pa patur mundësinë të kryente një nga ato mrekullitë e tij shpëtimtare. Nuk është ekzaktësisht mënyra e duhur për të nisur week-end në Phillip Island për kampionin e ri të botës…

 

View this post on Instagram

 

Marc ? FP1 #MM93 #AustralianGP

A post shared by Inayah Nay (@inayahnay07) on

Nuk është e dicka e re, por gjithnjë një kuriozitet zbavitës. Në pistë në Phillip Island është parë një kangur që bëri invazionin e pistës duke kërcyer mbi asfalt. Për fat nuk i krijoi problem pilotëve, por ndoshta e impresionoi më shumë se cduhet Marquez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *