• |
ide | kryesore

Nuk ka bir kurve që ta besojë Gjushin

2, Ide



Të enjten në Opinion, Vangjush Dako u përpoq të luajë rolin e shejtan budallait. Kur e pyesnin se si kishte mundësi që ishte përgjuar duke folur me trafikantë, ai përgjigjej se bisedonte me çdo zgjedhës. Kur e pyesnin se a e dinte që bashkëbiseduesit kishin precedentë penalë, ai ia kthente se qenë rehabilituar. Kur e pyesnin se pse i kishte falenderuar pas 25 qershorit, ai bënte naivin duke thënë se i është mirënjohës çdo votuesi.

Por me këtë sjellje prej sharlatani- babaxhan, ai nuk fshihte dot disa fakte të thjeshta.

Thelbi i tre përgjimeve që u publikuan mbrëmë (thuhet se në dosje janë mbi 20 të tilla) nuk qëndron fare në faktin se ai takohet me zgjedhës të rëndomtë. Aty flitet për marrëdhënie me një bandë kriminale, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, e cila është përdorur për të grabitur zgjedhjet e 25 qershorit në Durrës.

Lexo më tej:

Të paekspozuarit zbardh përgjimet origjinale/ Ja ç’bisedonte Dako me bandën e Avdulajve

Aty flitet për blerje votash, për falenderime pasi akti ka përfunduar, madje, më keq akoma, ka edhe përgjime ku pjestarë të supozuar të bandës, i kërkojnë kryebashkiakut t’i heqë qafe forcat speciale të policisë.

Pra, ndryshe nga sa pretendonte mbrëmë në Opinion, njeriu që vërtetoi edhe njëherë se e keqja mbetet gjithnjë banale, aty nuk bëhej fjalë as për takime të rastësishme, as për një raport normal me zgjedhësit.

Lexo më tej:

Mënyra se si vendosi të mbrohet Vangjush Dako nuk ka bindur askënd që ka një fije mend në kokë.

Historia e kësaj afere që opozita e ka denoncuar këtu e dy vite më parë, bëhet edhe më e qartë nëse ajo shikohet në dinamikën e saj.

Sepse Vangjush Dako do ta kishte më të lehtë të ngrinte sot një alibi, nëse kartela e lidhjeve të tij me krimin do të qe e virgjër. Por ai është njëkohësisht politikani i denoncuar më parë se i firmosi letër gjykatës, për të shpëtuar nga burgu Lul Berishën. Ai është po ashtu në listën e zëzë të SHBA, si një nga njerëzit që i është refuzuar viza për të udhëtuar drejt këtij vendi.

Pra Vangjush Dakon nuk e ndihmon dot as  e shkuara dhe as piruetat që bënë shefat e tij për të manipuluar dosjen që ka në duar prokuroria.

Po ta qëmtosh me kujdes këtë dosje, e cila për hir të së vërtetës ka filluar të minohet përpara se Arta Marku të merrte detyrën, do të vërehet lehtësisht se ka pasur një numër lëvizjesh të panumërta prokurorësh, vetëm për të dalë në përfundimin që jemi sot: që përgjimet ku figuron Dako të arkivohen dhe ato të bandës të Avdylajve të çohen në gjykatë.

Por edhe kjo manovër, që mund ta shpëtojë kryebashkiakun e Durrësit nga hetimi dhe prangat, është në vazhdën e shkatërrimit të imazhit të tij publik.

Sot askush nuk mund të ketë më dyshime, se ky personazh, për të cilin janë manipuluar investigimet e prokurorëve, që ka një të shkuar të errët dhe që rezulton në përgjime si mik i banditëve me të cilët vjedh vota, mund të jetë më i besueshëm.

Prandaj, ai u rrek kot t’i banalizonte mbrëmë në Opinion lidhjet e tij kriminale si takime të thjeshta me zgjedhësit.

Pavarësisht se bërtiste se nuk kishte bir kurrve që t’ia kalonte për numër takimesh me votuesit, të gjithë e morën vesh si qëndron e vërteta. Dalja në TV nuk e ndihmoi, për e rrënoi Dakon. Sepse përveçse konfirmoi lidhjet e tij kriminale, ajo tregoi se ai është krejtësisht i pavetëdijshëm për të kuptuar peshën e asaj që ka ndodhur.

©Lapsi.al

“Të Paekspozuarit” akuzon Tv Klan: “Manipuloi përgjimin në favor të Vangjush Dakos”



18 Comments

  1. Shyqyr qe ke nderruar gjuhen Bushat.Por rrushi sheh rrushin dhe piqet,Berisha nuk dinte emrin e baxhanakut,Ruli nuk e dinte se ku shkonin parate ne Banke,Meta me bllok ne dore -tha se po blinte ushqimet e muajit,Taho droga tha se nuk vjen era marjuana,Xhafa tha se nuk e kam vella por gjysem vella,Luli tha se nuk ka vjedhur me te majten por me te djathten etj …hajdute dhe karagjoze.Dako eshte turp,duhej plasur direkt ne Burg,por kush do ta bente Fevzo apo Blushi apo Xhafa….egzakt -nuk ka bir kurve qe ta besoje,pra i bie qe nenen ta kesh kurve qe mos ta besosh..si te thuash nenat motra dhe baballaret meshkuj…

    1. o kurv popull ka 6 vjet qe ka vdek berisha dhe ju pickat e rilindjes vetem saliu ju ngeli ne goje. ju qifte saliu mamate

  2. Gjushi eshte karte e djegur tashme, pavaresisht se dikush i ka perkedhelur shpatullat dje: Bravo, i “squlle” gaetaret si “trim i madh” dhe ky eshte nje fakt per te cilin gjithe njerezit e arsyeshem e kuptojne (edhe ata qe jane detruar te shkruajne ndryshe).

  3. Keta akoma shkojne me parullen e baballareve te tyre”’Komunistet vdesin, e nuk dorezohen,,,,Na thoni ke kane pranuar keta si gabim, apo shkelje te ligjit. Na thoni se ke bandit, apo bashkepunetor, apo ate shtetar qe ka mbrojtur banditet e drogmenet, e kane pranuar, apo kane denuar,,,,,po vetem grimcat, se thelat e medha jane vete, andaj ky pushtet eshte i kalbur e i tmerruar me se fundemi sepse dale ngadale do haje vehten e do shkrihet si qiriri deri sa ti shkrihet fitili.

  4. Iku Gjushi, do ike ai elbasanit, iku Tahiri, do iki gjiknuri e ahnetaj , xhafa , iku beqja – dhe Rama do ike pas tyre. Rama po mbyll qeverisjen me te deshtuar ever. Dhe kjo eshte aleanca qe beri me Bashen. Basha nxjerr skandalet. Rama ben sikur habitet e mbron viktimat – Eshte e gjitha nje loje e imponuar nga nderkombetaret. Zberthimi i zinxhirit te krimit njehere, pastaj nderrimi i qeverive.

  5. Këta sojsëz, birbo e lapanjozë dinë ta dredhin, por njeriu me pak mend në kokë, edhe pse mund të mos jetë bir kurve si monstrat që merren me horra e “të fortit ” e qytetit, e kupton se aty nuk ka asgjë të vërtetë në përgjigjet e tij dhe çdo lloj xhuxhi tjetër apo gjatosh qoftë ai.

  6. A ka ndonje te ndershem ne kete fshat-pyeti nje kalimtar ne nje han….u pergjigjen te gjithe si ne kor qe –te gjithe ne fshat duke na perfshire edhe ne jane bira kurvash sa ne te gjithe nuk dime se kush eshte baba.E po,po iki tha kalimtari ,kur te gjeni origjinen me beni ze se me dobica nuk merrem,dhe iku dhe kurre nuk u kthye mbrapsht.

  7. Për një gjë nuk jam dakord me Bushatin sa i takon përcaktimit të Dakos.
    Ai e vlerëson Gjushin si “shejtan-budalla” kurse mua më duket se më shumë kemi të bëjmë me një debil të pamoralshëm, i përzgjedhur nga Rama, pikërisht për këtë “cilësi”

  8. Jane te gjithe njelloj. Andi eshte nje bir kurve,te gjithe ne Tirane e dine! Sic eshte xhuci eshte edhe Andi te dy te shitur! Te pakten Gjushi ben para per vete Andi ben per Saliun! Thone gojet e liga se Andi shkon dhe i ben gojore Saliut njehere ne jave! Besojeni sepse nga i di Andi ato te Saliut! Flasin gojet e liga Andi flasin!

    1. Na çave trapin ti krimbi i halesë kanabiste me këto koment prej rrugaçi ndaj gazetarit Bushati.
      E kujt po i intereson se qenke Andi e jo Bushati ?
      Je thjeshtë një copë idioti që cilido që kritikon psikopatin Rama, është sipas teje i blerë nga “Saliu”.
      Profesor doktor Berishës ti bajgë e ndyrë sigurimse, nuk i afrohesh as sa një qime e b….. së tij.
      Nëse Bushati si një gazetar me bindje të majta e që tek e fundit është nip i një ish antari të byrosë së PPSH, ka mbajtur gjithmonë një qëndrim armiqësor ndaj Berishës, kjo është krejtësisht normale, sepse ka të bëjë me interesat e tij të humbura personale.
      Po ti ç’m…..n ke që leh si qen ndaj Berishës ?
      Në sajë të tij je trimëruar që të shkruesh çfarë të të pjellë mëndja tënde e sakatuar me trurin e shpëlarë nga babai tënd oficer sigurimi.
      Bushati po me këtë zell si çpo kritikon kryeministrin Rama, ka pas kritikuar edhe ish kryeministrin Berisha e kjo është pozitive pasi mediat e qytetarët si objekt kritike duhet të kenë qeverinë e jo opozitën.

  9. Po dilni nga shinat fare o kaqola rilindas. ju ehte futur huri ne bithe, e po na kecisni dhembet nga sikleti qe po ju vjen ngordhja ngadale. o hunj te psikopatit, e tufes se qelbesirave, ejani ne vehte, se keshtu si keni pesuar ju nga ato qe i kurdiset vete, rrezik se do jeni kontigjente te emigrimit ne afrike se europa e amerika jua corren masken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *