• |
ide | kryesore

Plane për fundjavën? Çfarë duhet të keni parasysh për motin

Lajme, Të fundit



Ndonëse vendi ynë këto dy ditë ka pësuar ulje të temperaturave, në fundjavë situata pritet që sërish të ndryshojë. Sipas të dhënave që jep Meteoalb, sinjale të mira vijnë sërish nga moti, pasi temperaturat do të rriten sërish.

Ndaj nëse keni bërë plane për këtë fundjavë, është një mundësi e mirë për të shijuar sërish rrezet e diellit. Meteoalb thekson se temperaturat e ajrit rriten sërish gjatë mëngjesit dhe mesditës të kësaj të premte, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore duke shënuar maksimalisht 27°C.

Ndërkohë, era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det gjenerohet dallgëzimi i ulët. Po ashtu, edhe për fundjavën, deri të dielën parashikohen temperatura të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *