• |
ide | kryesore

Prokuroria nis hetimet/ Kush i nxorri përgjimet e Dakos?

Arkiva



Bisedat e përgjuara të Vangjush Dakos, të cilat u publikuan një ditë më parë në media, duket se kanë shqetësuar Arta Markun. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika, ka folur në emisionin Java në RTSH në lidhje me dosjet e fundit që organi i akuzës ka dërguar në gjykatë. Ai tha se nxjerrja e fashikujve në media është thyerje e sekreti t hetimor dhe dënohet nga Kodi Penal, por sipas tij, do të ketë dhe një hetim tjetër për ata që kanë nxjerrë fashikuj të kësaj dosje.

Pjesë nga intervista

Ka një koment për rrjedhje përgjimesh, a ndikojnë për hetimet?

Natyrisht që ne duhet të kemi një informim të plotë për të zbuluar se kur dhe nga kush kanë dalë materialet e përgjimet në të cilat përmendet kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Apo dhe të dhëna të tjera që i përkasin hetimeve të fundit. Është regjistruar një procedim për nxjerrjen e të dhënave sekrete parashikuar nga Neni 295/a i Kodit Penal.

Nga ju rrjedhin, se nuk nga të rrjedhin?

Nuk e di se nga rrjedhin informacionet, por them se do të ketë një hetim të plotë dhe ligji është shumë i qartë.

Prokuroria ka dhënë një prononcim për zotin Dakon, cili e ka kërkuar këtë prononcim?

Ne kemi ndërhyrë na pak raste në emisione kur është kërkuar duke respektuar elementët hetimor, çështja është shumë e thjeshtë është nj çështje nën hetim dhe nuk ka asgjë.

Pra ai nuk është nën hetim dhe nuk është thirrur për procedimin 339.

Kjo dosje është në hetim dhe është ndarë në 339 dhe 339/1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *