• |
ide | kryesore

Rritje pagash/ Ministri Ahmetaj: Cilët përfitojnë

Lajme, Të fundit



Duke nisur nga viti 2019 qeveria ka premtuar rritje pagash për disa kategori, duke nisur nga sistemi shëndetësor, arsimor, sistemi penitenciar apo dhe diplomacia.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj pohoi se fondi shtesë për pagat në sistemin e shëndetësisë është 1 miliard lekë. Ndërkohë, për arsimin do të shkojnë 1.5 miliardë lekë.

“Lajm i mirë është rritje e pagave; shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme. Në Shëndetësi përfitojnë 4650 mjekë dhe 13745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 mld lekë. Në arsim përfitojnë 35783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 mld lekë. Në sistemin 6560 policë të burgje me një fond 600 e ca mln lekë në vit. Do ketë rritje të ndeshmë të pagave për diplomatët shqiptarë prej 20 %”, – tha Ahmetaj në një konferencë për shtyp.

Ministri i Financave njoftoi se rritje pagash do të ketë edhe për mëseusit dhe se investime spektakolare po bëhen për mbylljen e akseve nacionale rrugore, mes tyre edhe bypass-et e Fierit dhe Vlorës.

“Do përfitojnë 30 mijë familje me një fond prej 2 miliardë lekësh. Përsa i përket paketës fiskale, tentojnë lehtësim të barrës, mbi 15 mijë punonjës përfitojnë nga ulja e tatimit. Arsimi do vazhdojë të jetë mbi 3% të PPB, do ketë rritje të pagave të mësuesve tek 7% . Do vijojë dhurimi i librave falas për nxënësit. Transporti falas për 28 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues. Do vazhdojnë projekte të reja shkollash.

Do vazhdojnë akset rrugore nacionale, rruga e Arbrit, kemi më pas një seri segmentesh rrugore. Do ketë një investim spektakolar me standartet më të mira europiane. Vitin që vjen do mbarojnë bajpaset e Fierit dhe Vlorës,” u shpreh Ahmetaj.



4 Comments

  1. Investime spektakolare. Rruga Tirane Elbasan shtyre 6 here afati ne 5 vjet.Rruga Arberit si dhe dy bypass qe 5 vjet flitet cdo dite se po fillojne.
    Ju dini te beni vetem perdonale .

  2. dOO,,,,DOO,,,,DOOOOO,,,, KESHTU THANE EDHE PARA 6 VJETESH, E KANE PO KAQE VJET QE PO NE NOTEN dO JANE,, S;KANE BERE NJE TERCE, E JOME OKTAVE QE TI A DEGJOJME TAMAM MELODINE, POR VETEM MASHTRIME, GENJESHTRA. e NESE I RRISIN ME KAQE SA THONE, PO ME KETE RITEM SHTOJNE TAKSAT E TATIMET E FORMAT QE PARAJA TE SHKOI TEK KETA BANDITE MASHTRUES. po PE PENSIONISTE, E FAMILJARE QE JANE TE PA PUNE SA DO I RRISIN PENSIONET E NDIHMEN? a,,, KETA DUHET TE VDESIN, E KASTA ME SHPUREN E TYRE TE JENE NE PARAJSEN E JETESES. aNDAJ, KETA SUPER MENE TE GENJESHTRAVE E MASHTRIMEVE NA U MESUAN DUKE MBAJTUR POPULLIN ME FJALE SHPRESE, TE MBESHTETURA ME MASHTRIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *