• |
ide | kryesore

“Të Paekspozuarit” akuzon Tv Klan: “Manipuloi përgjimin në favor të Vangjush Dakos”

Të fundit



Një betejë e madhe është zhvilluar dje lidhur me ekskluzivitetin e përgjimeve të Vangjush Dakos me grupin e Abdylajve. Kush i kishte ato të sakta dhe cili do t’i transmetonte i pari. Në këtë garë të ethshme është futur emisioni “Të Paekspozuarit” dhe televizioni Klan. Programi i Ylli Rakipit, pas një pune të gjatë për të vërtetuar origjinalet e përkthimeve të prokurorisë, i kishte planifikuar ato në ora 21 oo, por TV Klan ia mori në kthesë në lajmet e orës 19 30. Klan rrëmbeu “scoop-in” që kishte përgatitur Rakipi duke i botuar përgjimet rreth 1 orë e gjysëm më parë. Por gjëja që binte në sy, duke parë dokumentat, ishte se tek TPZ ato ishin si dokumenta prokurorie, me kokë madje dhe me firma dhe vula, ndërsa në Klan vetën si transkriptime bisedash.

Ky detaj, në fakt më i parëndësishmi, ka hedhur dyshime mbi origjinalitetin. Dhe nga këtu është nisur TPZ.al, faqja e emisionit të Ylli Rakipit, për të akuzuar Klanin se ka manipuluar dokumentin:

“Në fund të bisedës mes Altin Avdylit (pjestarit të bandës të akuzuar për trafik narkotikësh) dhe një personi tjetër, përmendet Vangjushi. Personi i paidentifikuar i thotë Avdylit, që t’i kërkojë Vangjushit para, që disa persona të “votojnë”. Por në versionin e publikuar nga Tv Klan, fjala “votojnë”, është zëvendësuar me “…tojnë (nuk kuptohet!)”.

Shpjegimi se kjo fjalë nuk kuptohet, është i çuditshëm, pasi dokumenti i dalë në media, është transkript në tekst dhe jo një audio. Ai është lehtësisht i dallueshëm, siç mund ta shihni më poshtë në versionin e pubikuar nga “Të Paekspozuarit”.

Versioni i TV Klan:


Versioni i plotë origjinal:

Dyshime ngjall sipas TPZ.al se te dokumenti i Klan është manipuluar pikërisht kjo fjalë, që i jep edhe kontekst bisedës dhe e lidh atë me zgjedhjet. Biseda e zhvilluar mes këtyre personave, ka ndodhur vetëm një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Por, në përgjimin e publikuar nga Klan, nuk ka një datë. Pra, duke mos patur datën dhe duke hequr fjalën “votojnë”, biseda e humbet thuajse tërësisht kontekstin që e lidh me zgjedhjet”, shkruan TPZ, e cila e akuzon Klan se i ka shërbyer interesave të Dakos.

©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. te fala sandrit,sokol balles,report tv,abc news,vizion minus,7 tv,ora news,news 24,top news,karrlo bolino karbole news.mingjozi qenef,vangjeli wc,vllezrit nazako uturak,muq nano legen etj.

  2. PO PSE MOS TA BEJ ai sandri e njohim te gjithe njeher maitas njer djathtas ka 28-vite e njohim mire me gjithe PATRIOTET E TI qe se fundmi po dalin ares…………………..

  3. TV Klan dhe Top Channel duhet ti ndepriten leket qe jepen nga taksa[aguesit ne kundershtim me ligjin si dhe tu verifikohen burimet financiare

  4. Video e emisionit ne youtube ka disa minuta me ze te prishur pikerisht ne pjese ku “falkuati i rilindjes” superxhuxhi karagjoz flet per bira kurvash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *