• |
ide | kryesore

Vangjush Dako i përgjigjet Bashës: Toç i Saliut! Nuk ke asnjë votë në Durrës

Lajme, Të fundit



Pasi Lulzim Basha ka kërkuar që Vangjush Dako të merret si i pandehur, kryetari i bashkisë së Durrësit, ka reaguar ashpër. Përmes Facebook, Dako e quan Bashën Toç të Sali Berishës, duke i thënë atij se nuk do ta marrë asnjë votë në Durrës, Shijak dhe Krujë. Kryebashkiaku paralajmëron se do ta padisë kreun e PD, Lulzim Basha.

Reagimi i tij i plotë

O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!



6 Comments

  1. KY FLET ME SIGURI TE MADHE, E DI SE NDOSHTA MUND TE AKTIVIZOJE PRAP ATA MAFIOZET E BLERJES TE VOTAVE POR TE SHOHIM SI DO VEPROJE PROKURORIA E -markucit DHE prelucit-

  2. Njëlloj si Rexhepi i Rahjes, edhe ky xhuxhi i Ramës kërcënon shefin e opozitës se nuk do të le askend që të votojë për ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *