• |
ide | kryesore

Zbulohet përse Saimir Tahiri do të flasë nesër para mediave

Lajme, Të fundit



Pas disa muajve heshtje dhe ‘furnizim’ të mediave vetëm me foto të udhëtimeve të tij, të kalit apo të të birit, Saimir Tahiri rikthehet nesër në një konferencë për mediat. Në oën 10:30 ai do të takohet me gazetarët në hotel ‘Rogner’. Paraprakisht nuk dihet se çfarë do të thotë ai, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi shtyrjen e afateve të hetimit me tre muaj të tjerë.

Burime të rezervuara, i thanë Lapsi.al se Saimir Tahiri ka një letërporosi apo dokument nga pala italiane, sipas së cilit rezulton që ai nuk është i përfshirë në përgjimet e grupit të Habilajve. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë, pasi ende nuk dihet me siguri se për cilën pjesë të hetimit janë shprehur italianët, duke qenë se kemi të bëjmë me një dosje shumë komplekse.

Nëse ish-ministri i Brendshëm rezulton jo i përfshirë në trafik droge për italianët, ky zhvillim pritet të ndikojë edhe në hetimet e palës shqiptare, të cilat janë mbështetur kryesisht në përgjimet e agjencive përtej adriatikut. Sidoqoftë duhet të presim nesër vetë Tahirin,  për të mësuar se çfarë ai ka për të thënë kësaj here.

©LAPSI.al 



10 Comments

  1. Si duhet ta përkthejmë frazën e pakuptimtë dy herë mohuese: “…….nëse nuk rezulton jo i përfshirë………” si një lapsus apo një gabim llogjik ?

  2. Don të na bindin se është i pafajshëm, prandaj del dhe përsërit se nuk ka bir kurve që e burgos pa marrë me vete ata që e lejuan, që e falnderuan si ministri më i mirë, me “policinë që duam”, që e pushuan nga puna për ta graduar më lart, d.m.th., që paratë e fituara me leje nga droga t’i përdorte për vota. Prandaj, mos ia vini re. Se po u harrua, mileti mendon se nuk jeton. Harresa vjen edhe nga skandalet e përditshme prej shtetit gallatë dhe drejtësisë sallatë, siç shprehet Z. Manjani në fb.

  3. duhet te perkthejm se rama,xhafa,ruqo nuk i shet kriminelet e vet.ping pong me makinen BMV tw gahirut kan luajtur habilajt,drog,drog,drog kan trafukuar dhe asnji polic nuk ka guxuar per ta ndaluar.medje kue e kan ndaluar vet tahiri me ramen policet e mir i kan burgos e perjashtuar.habilajt nuk e dorzojn kusheririn se kan fituar miljona-a pat xhisiele TAVULLEN per nji vetur,syze dhe qabt chanel tha e dogja veten.

  4. Sejmenet e (c)endrifuges jane gjithmone te paret qe komentojne. Do te thote qe Fuga(ne mos poston vete) i ka punesuar 24 ore….
    Sa per temen, sa here ka “skandale” te zakonshme, te tipit Dako, Rama gjen nje palaço te vetin dhe e nxjerr ne teater – neser pra radhen e ka Tahiri

  5. Tahiri e ka kuptuar qe po i vjen fundi rilindjes dhe ka vendosur te behet i penduar duke negoziuar me te huajt qe te fitoje azil politik per familjen dhe denimin ta vuaje ne nje vend te europes ose ne amerike….???konspiracion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *