• |
ide | kryesore

Zhang, presidenti më i ri i historisë së Inter

F1, Sport



26 tetori do të mbahet mend historikisht tek Inter: Steven Zhang, djali i Jindong Zhang, pronarit të zikaltërve, është zgjedhur presidenti i ri i klubit në vend të Erick Thohir. Komunikimi ka ardhur në Asamblenë e ortakëve. Steven Zhang, 26 vjecar, është bërë presidenti më i ri në historinë e Inter: “Objektivi është të bëhemi klubi më fitues, modern e inovativ në botë”.

Steven Zhang (emri kinez Khangyang) ka lindur në 21 dhjetor 1991 në Nanchino. Presidenti i laureuar në ekonomi, i ka besuar faqes zyrtare të Inter fjalët e tij të para si presidenti zikaltër: “Jam shumë krenar, mund të udhëheq Inter drejt një ere të re e të përballojmë cdo sfidë. Prioriteti ynë është absolutisht të kthejmë skuadrën në majë. Do të krijojmë një forcë operative më kompetitive në sektorin komercial e merkato. Nuk jemi vetëm një skuadër futbolli: do të transmetojmë energji pozitive duke promovuar ndershmëri, besueshmëri e konkurencë”.

Bilanci i Inter, i konsoliduar në 30 qershor 2018 e aprovuar nga Asamblea e Ortakëve ka sjellë numra pozitivë: të ardhura në rritje 288,2 milionë euro (+7%) e rezultati më i mirë që nga 2009/10, meritë mbi të gjitha e abonimeve. Është reduktuar edhe humbja nga 24,5 milionë në 17,7 milionë, rezultati më I mirë nga 2002/03.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *