• |
ide | kryesore

A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

2, Ide

Gjushi- show i të enjtes mbrëma në Opinion, ishte dëshmia më e dëshpëruar e Edi Ramës të gjendur në një hall të madh. Katandisja e strategut të Rilindjes, nga propaganda e sofistikuar dhe e kushtueshme, tek thirrja në ndihmë e “origjinalitetit popullor” të një qerratai, me trapin e të cilit do të kalojë lumin e skandaleve, është shkalla e fundit e degradimit të një pushteti.
Procesi i shpërbërjes së organizatës së Rilindjes, po nxjerr në pah anët më të errëta të një sistemi, që tashmë e ka të pamundur të bëjë demarkacionin e kufijve të vet nga ato të krimit. Çdo veprim i policisë apo i prokurorisë, edhe nën kontrollin politik ku gjenden ato, po çon pashmangshmërisht tek një emër i fuqishëm, anëtar i organizatës së Rilindjes, që lidhet me fije të dyshimta me botën e krimit.
Ish deputetë që rezultojnë të implikuar në afera korruptive apo në shërbim të nevojave të trafikantëve, familjarë të tyre të përfshirë direkt në blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, ministra dhe kryetarë bashkish të dyshuar dhe të dënuar për vepra të rënda penale, drejtues policie “kolegë” me emra të njohur të nëntokës, kudo që ta prekësh, organizata do të kutërbojë moçalin ku ka lëshuar rrënjët e pushtetit të saj. Skandal në Krujë, skandal në Vlorë, skandal në Durrës, skandal në Elbasan, skandal në ministrinë e Brendshme, skandal me deuptetët, skandal në drejtorinë e burgjeve, skandal me pronat, … Dhe të gjitha këto janë vetëm një pjesë e vogël, që ka nisur tashmë të dalë në sipërfaqe nga procesi i shpërbërjes që ka prekur organizatën.
Kryetari i saj, Edi Rama, është i ndërgjegjshëm për këtë proces. Çdo ditë e më shumë ai po e sheh se propaganda populiste dhe “kazani politik e mediatik”, nuk i mbulojnë dot bëmat e Rilindjes që nuk dihet se nga do plasin. E provoi t’i quante shpifje akuzat për disa deputetë e kryebashkiakë të tij, por i dolën ashtu siç thoshte “kazani” dhe u detyrua t’i përcjellë në shtëpi. I cilësoi të rrjedhur ata që flisnin për shpërthimin e drogës nën mbretërinë e tij, derisa sa i ranë mbi kokë avionët dhe ministri i Brendshëm bashkë me kupolën e policisë. I bëri horra e banditë policët që denoncuan krimin e lidhur me politikën, derisa faktet e tyre u panë nga të gjithë. I mohoi pafund denoncimet se pushteti i tij mbahej nga votat e trafikuara dhe ndërveprimi me kriminelët, ndërsa dëshmitë e kundërta po i rrjedhin përditë nga dosjet që mezi po i mbajnë të mbyllura.
E kur faktet marrin rrugët, edhe propaganda më e sofistikuar bëhet qesharake dhe e pabesueshme. Prandaj Edi Rama ka zgjedhur modelin e Gjushit për t’i zhvlerësuar ato. E nisi vetë i pari para pak kohësh, kur deklaroi publikisht se nuk ka asgjë të keqe që një deputet kapet në përgjimet e prokurorisë duke folur me një të akuzuar si kreun e një organizate kriminale. Pastaj e pasoi Taulanti kur tha se nuk kishte asgjë të keqe që ai ishte mik me një të dënuar si drejtues i një grupi kriminal, i cili në kundërshtim me ligjin përfitonte para publike nga shokët e Rilindjes. Dhe, qershia mbi tortë, Gjushi, i cili me banalitetin që të imponon për të mos e marrë seriozisht, i pranoi si normalitet lidhjet e tij me persona të akuzuar si figura të rëndësishme të botës së krimit, në emër të votave që i duheshin Rilindjes.
Duke e ditur se procesi i shpërbërjes mund ta ekspozojë edhe më keq organizatën në sytë e shqiptarëve dhe duke mos patur më “tepsi” për t’ua lënë kopilin në derë të tjerëve, Rama duket se ka hequr dorë nga mohimi i akuzave. Ai po mundohet t’i pranojë ato si diçka normale dhe aspak kriminale. Me modelin Gjushi, ai po synon t’i bëjë shqiptarët të pandjeshëm ndaj skandaleve të tilla, që do të kishin tundur gjithë sistemin në një vend normal demokratik. Po kërkon që edhe skandaleve t’u japë formën e Gjushit, pra që ekzsitojnë por që nuk mund të merren shumë seriozisht. Në kurthin e pamundësisë për të parashikuar faktet inkriminuese dhe aferat që po i shpërthejnë përditë, e vetmja mundësi që i mbetet kreut të Rilindjes është t’i zhvlerësojë ato sipas stilit: “po mirë edhe po ka ndodhur, edhe po ka folur në telefon, edhe po ka udhëtuar me charter, edhe po i ka dhënë leje ndërtimi apo tendera, ç’të keqe ka, nuk është fundi botës, gjëra që ndodhin janë këto”.
Dhe personazh më të goditur për ta ngritur në piedestal këtë strategji, se sa Gjushi i Durrësit nuk mund të gjendej. Sa më i madh skandali, aq më i madh edhe budallallëku për ta pranuar atë si normalitet. Sa më të rënda përmasat e ngjarjes, po aq të lehta edhe mendimet për ta justifikuar atë. Sa më me pasoja tragjike për vendin janë lidhjet e politikës me krimin, po aq komike duhet të jenë argumentat për ta zhvlerësuar atë.
Por të mbërrish në pikën ku fatin e pushtetit ta lidhësh me akulloren e Gjushit, është më shumë se dëshpëruese. Jo vetëm se nuk mund të bindësh askënd me një inteligjencë mesatare, por u kujton shqiptarëve se modele si ai i të enjtes mbrëma në Opinion, kanë 12 vjet që drejtojnë qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Dhe pasojat e kësaj që po i ndodh sot organizatës, nuk janë një rastësi. Përdorimi i “supermenit” nga Durrësi si shpëtimtari i një pushteti që po rrënohet, është fundi më i palavdishëm për një politikan, që pretendoi përmasa shumë më madhështore për veprën e tij në histori.

©Lapsi.al

13 Comments

  1. Xhuxhi superman kete here eshte vete Rama. Tahiri kercenoi dje, Xhafaj iku sot, meroqepazet e tipit Vangjeli pelliten dje per te bere avokatine e Pushtetit.
    (C)endrifuga doli nga skutat duke postuar me merin e vet…
    Tani do te leshoje edhe ketu komentaret me pagese qe t’i bejne avokatine binomit Rama-Dako

  2. po nuk kapet kapakun e qenefit e qe esht gramoz ruqi dhe fundin e qenefit e qe jan negjmija,baba taku,fatos klosi krymbat e mdhenj te qenefit e qe esht rama kryekrymbi,qazim sejdini,sadri abazi,fidel ylli .xhafaj,tahiri nuk i kap kush.te krymba qenefi stalini eshe e mbushur RIDHJERJA.balla,roshi,rrahja jan neprodukt i ketyre.

  3. Ku-va jane ata qe perdridhen dhe luajne byt-et! Po qe gamor je edhe ku-ve e saliut! Se gamori gamor mbetet,
    ku-ve! Me mire injorant se gamor eshte teori ku-vash! Edhe “zonjusha me syte blue” eshte ku-ve se e dredh fjalen sipas porosise te Saliut! Edukohuni dhe pastaj komentoni!

  4. Zotëri Shkullaku !
    Çfarë ndryshimi ka midis “xhuxhit” Gjushi, e “gjatoshit” Rama e kush është më i rrezikëshmi ndërmjet tyre ?
    Xhuxhi Gjyshi, sëpaku është “i sinqertë” me retorikën e tij prej debili e mburret se është supermen, meqë ka mbështetjen e të “fortëve” të botës së krimit. Edhe kur bërtet Gjushi, bëhet akoma më qesharak me debilllëkun e tij.
    Por Rama ndryshe nga Gjushi gënjen fare ashiqare e bile me harbutllëk.
    Ai nuk ju thotë gazetarëve se unë jam supermen se bashkëpunoj me krimin, po ju hakërehet me kërcënim se po të më quani gënjeshtar, do të vë Arta Markun që t’ju gjobisë për shpifje.
    Gjushi ashtu siç është, bën ato që i thotë Rama.
    Por Rama nuk do t’ja dijë për askend.
    Unë jam njëshi thotë ai.
    Bëj çfarë të dua e them çfarë të dua e mos guxoni të më kundërshtoni se unë jam edhe prokurori e kryegjykatësi.

  5. Zotëri Shkullaku !
    Çfarë ndryshimi ka midis “xhuxhit” Gjushi, e “gjatoshit” Rama e kush është më i rrezikëshmi ndërmjet tyre ?
    Xhuxhi Gjyshi, sëpaku është “i sinqertë” me retorikën e tij prej debili e mburret se është supermen, meqë ka mbështetjen e të “fortëve” të botës së krimit. Edhe kur bërtet Gjushi, bëhet akoma më qesharak me debilllëkun e tij.
    Por Rama ndryshe nga Gjushi gënjen fare ashiqare e bile me harbutllëk.
    Ai nuk ju thotë gazetarëve se unë jam supermen se bashkëpunoj me krimin, po ju hakërehet me kërcënim se po të më quani gënjeshtar, do të vë Arta Markun që t’ju gjobisë për shpifje.
    Gjushi ashtu siç është, bën ato që i thotë Rama.
    Por Rama nuk do t’ja dijë për askend.
    Unë jam njëshi thotë ai.
    Bëj çfarë të dua e them çfarë të dua e mos guxoni të më kundërshtoni se unë jam edhe prokurori e kryegjykatësi.

  6. Shkullak je vone ,shume vone,do te ishte me mire te na thoje se ku do te shkoje Xhafa,cfare mban me vete ky minister,keto dokra kemi 25 vjet qe i degjojme biles Zef Brozi qe u arratis ne Amerike nga frika e arrestimit nga Berisha mgj,se ishe kryetar i gjykates se larte,akoma eshte gjalle.Shkullak ti harron kollaj ose ke qejf te harrosh Gazideden apo Priftin apo Bukoshin ,na thuaj ndonjke gje per te ardhmen se keto dokrra rrugesh i di dhe macoku i kinema Milenium.

  7. Skanim perfekt i dekadences “rilindase”,qe ka si qellim final shperberjen e Shtetit
    shqiptare,vetem e vetem per te plotesuar tekat e skizofrenit Edvin Rama,qe merr
    vendime nen efektin e droges.

  8. Kam frike se komentet me “denigruese” behen nga portalet bythlepirese te pushtetit qe vdesin nga zilia per gazetaret e afte. He mo he ato portale qe nxjerrin ne tv njerez qe nuk i dime kurre se ku kane henger buke per 30 vjet rresht, kurse shkullaku po dihet se ku ka punuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu