• |
ide | kryesore

Arrestohet drejtoresha në Berat, merrte para për të futur njerëz në punë

Lajme



Arrestohet drejtoresha e Qendrës Sociale për Punë dhe Mirëqenie në Berat. 50-vjeçarja Tatjana Tosk,  ishte shpallur në kërkim me akuzën për korrupsion pasiv dhe mashtrim pas publikimit të rastit në emisionin ‘Stop’.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka caktuar masën “Arrest me burg” për 50-vjeçaren e cila akuzohet se merrte ryshfet për punësim në qendrën sociale.

Njoftimi i policisë
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar u bë ndalimi i shtetases së shpallur në kërkim: Tatjana Toska, 50 vjeçe, banuese në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin Nr. 24 datë 26.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 164/b dhe 143/2 i Kodit Penal.



1 Comment

  1. se ku i gjen qelbesira rama ,njera me zi se tjetra,xhithqfare spiropela,erminel fela,ikonomi,vasiliki,kikiriki,majko,milo,braqe,milena po mungon vetem vuqiq e ceca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *