• |
ide | kryesore

Arrestohet në Spanjë kreu i grupit kriminal ‘Bajri’

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit, në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane kanë arritur të ndalojnë pak minuta më parë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.

Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij.

Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.



1 Comment

  1. ke do e shesi ky negjmijen me te bijet apo te birin e stalinit edvinin i ngjizur ne st petersburg,ku kristqi i qoi gruan anet per shumzim siq benin me lopet e derrat e koperatives stalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *