• |
ide | kryesore

Basha nxjerr VIDEON/ Dako u dha leje Avdulajve për restorant buzë detit

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook ku hedh akuza ndaj kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për lidhje me bandën e Avdulajve të Shijakut. Basha thotë se Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës.

Në video shfaqet një pjesë e deklaratës së Dakos në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku thotë se: “asnjë person nuk ka marrë nga Vangjush Dako asgjë kundra ligjit”, por sipas Bashës, restoranti ‘Pista’ në Durrës, në pronësi të grupit të Avdylajve është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos.

“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg” – shkruan Basha. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *