• |
ide | kryesore

Botërori i klubeve: kundërshtimi i UEFA-s bën FIFA-n të shtyjë vendimin

Sport



Është shtyrë gjithcka për reformimin e Botërorit për Klube. Kundërshtimi i hapur i Uefa e shoqatës së klubeve Europiane e ka detyruar presidentin e Fifa, Gianni Infantino, të shtyjë për momentin cdo vendim që lidhet me projektin (një turne për tu diskutuar në fillim të verës e që do të sillte miliarda euro të ardhura), por që në Europë e shohin si konkurente të drejtpërdrejtë të Champions League. Hapi prapa është bërë në Kigali, në Ruanda, ku është mbledhu sot Këshilli i Federatës ndërkombëtare.

Shoqata e klubeve Eca, me president Andrea Agnelli, i kishte shkruar Infantino për të qartësuar pozicionin kundër të klubeve të mëdha të kontinentit. Vetëm se shumë në lojë është e madhe, duke qenë se një konsorcium kishte ofruar deri në 25 miliardë dollarë për të administruar të drejtat e projektit, kështu që nuk është e thënë që situata të mos ndryshojë me shpejtësi. Në mars, në këshillin e ardhshëm të parashikuar në Miami, do të flitet përsëri, e ndoshta do të ketë ndonjë vendim.

Në Kigali, Këshilli ka marrë vendime të tjera të rëndësishme: Kupa e Amerikës do të zhvillohet në të njëjtën vit, duke nisur nga 2020, me kampionatin Europian. Ndërkohë, Kupa e Afrikës e 2023 do të spostohet nga janar-shkurt në qershor-korrik, duke parë afërinë me Botërorin 2022 në Qatar që do të zhvillohet në dimër. Mendim negativ ka marrë propozicimi i Liga spanjolle për të luajtur një ndeshje të kampionatit në vazhdim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Fifa, duhet mbrojtur principi sportiv ku ndeshjet zyrtare të kampionatit duhet të luhen në territorin përkatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *