• |
ide | kryesore

Deklaratë e Xhafajt/ Nuk tregon asnjë arsye pse dha dorëheqjen

Lajme, Të fundit



Mesazhi i ministrit Xhafaj pas dorëheqjes nga detyra.

Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.

Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.

Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.

Falënderoj të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.

Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.

Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm.



14 Comments

  1. Po çtë thotë “i gjori” Xhafë. Sebep për dorheqjen e tij u bë “babalja”.
    Më e bukura ësht se nuk është Fatmiri ai që tallej me “babalen” që i bëri gjëmën, por si gjithmonë ishte Rama me “batutat” e tij të skafistëve të Vlorës që nuk i pushoi goja duke e përmendur ate, e rekordmeni i i përmendjes se “babales” me dhjetra herë në çdo paraqitje publike, ishte gaztori i mbretit Rama i parë, Tao-tao.
    Kot mburen këta të opozitës se Xhafën e rrëzuan ata.
    Ishte “babalja” ai që e rrëzoi.
    Inshalla del edhe një “babale” tjetër që të rrëzojë edhe mbretin.

  2. Ka arsye personale ka angazhime familjare ka dhe momente qe njeriu ka nevoj per pushim …jo gjithmone duhen dyshime dhe ngulmime pse dha doreheqen . Do e kerkoni rregullsine dhe pergatitjen e xhafes

  3. Pse duhet t jap.arsye punen e ka ber me vendosmeri gjithe do e kerkojn pergstitjem dhe rregullsine e xhafajt

  4. paska leshuar rama ter krymbat e qenefit negjmije qe te mbroj qelbesirat,coftirat komuniste ruqi,baba taku,xhafa,balla,gjelil e ilir gjona,ditmut e sylo bushata,ilir e hamit beqja,kristaq,olsi,linda e gregor rama.

  5. Donaruma.Nje hap fallco bere ti kur le porten dhe ta shpuan rrje ten.
    Ti mund te jesh shofer i mire por ta fut tjetri nga mbrapa. Ok?

  6. Edhe po ti thote arsyet e verteta nuk kane asnje vlere. Ajo qe dihet mire dhe shume mire nga te gjithe eshte qe: Ky stan kete bulmet ka. Keta po vertetojne nga dita ne dite qe jane nje bande dhe funksionojne si e tille.

  7. Keta se hikin, se i heqin jane po ata, nuk u ben pershtypie, se jane amorf vetem puna e partise tu veje ne rregull. Keshtu si tufe ujqerish qe po hane e shqyejne njeri tjetrin, keshtu do firosen sepse ky lloje stili i kesaj politike sekti keshtu do e kete perfundimin. Mjere kush u genjye e po genjehet nga krye mashtruesi i rilindjes se perenduar.

  8. Keta se hikin, se i heqin jane po ata, nuk u ben pershtypie, se jane amorf vetem puna e partise tu veje ne rregull. Keshtu si tufe ujqerish qe po hane e shqyejne njeri tjetrin, keshtu do firosen sepse ky lloje stili i kesaj politike sekti keshtu do e kete perfundimin. Mjere kush u genjye e po genjehet nga krye mashtruesi i rilindjes se perenduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *