• |
ide | kryesore

DW ngre pyetjen: Pse dha dorëheqjen një nga arkitektët e reformës në drejtësi?

Lajme, Të fundit



Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm vjen e papritur. Vetëm një javë më parë Policia e Shtetit , strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses Mega-Operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet: në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë, u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale.

U shkatërrua laboratori i përpunimit të heroinës, në Has, të qarkut të Kukësit. U arrestuan dy ish-deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çako, për bashkëpunim me krimn e organizuar të trafikut të drogës. Pse dha dorë heqjen Fatmir Xhafaj pas suksesit të fundit? Kjo mbetet ende e panjohur. Vet të ish-ministri Xhafaj, në një pronocim për mediat, të shtunën paradite nuk dha asnjë shkak për dorëheqjen e tij.

“Sfidat kanë qënë tepër të mëdha , por jam krenar që në krye të një ekipi me integritet dhe përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi arritur suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej të cilave, të konsideruara të pamundura për vite të tëra”, tha Fatmir Xhafaj.

Në Maj të këtij viti, Xhafaj hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen, që pretendonte se ai kishte fshehur dënimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj, në vitin 2002 në Itali për trafik droge dhe e kishte mbrojtur nga drejtësia në Shqipëri, ku i vëllai ishte ekstraduar nga autoritetet italiane.

Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit të ligjeve ka qënë një nga arkitektët e reformës në drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Opozita e konsideron dorëheqjen e Fatmir Xhafës si: “hap të rëndësishëm të përpjekjeve të sa për të pastruar politikën nga krimi”. Kryetari i PD, Lulzim Basha, shkruan në median sociale se: “largimi i Fatmir Xhafës është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”. /Marrë nga DW.



8 Comments

  1. Aludimet e pavlera skan lidhje . Gjithkush ka arssyet e tij per doreheqe qe jodomosdoshmerisht duhet t ken nje shkak ordiner . Faleminderit xhafaj

    1. Mesa po lexoj lajmin shoh qe DW ka renditur disa arritje te pakundershtueshme te ministrit Xhafaj. Kjo eshte e verteta qe ai ka bere vetem sukses ne punen e tij dhe asnej deshtim

    2. Kur erdhi ky xhafa tha qe do zhdukte kanabisin dhe e beri. Tha do kapte kriminelet dhe po e bente. Nga te vetmit ministra qe ka punuar. Bravo i qoft

  2. Me rënien e Xhafës nga pushteti, ka rënë edhe alibia e “reformës së suksesëshme në drejtësi”
    Përse ambasadori Lu ndërmjet qindra juristëve të rij të formuar në shkollat më prestigjioze të perëmdimit, edhe në SHBA, zgjodhi si udhëheqës të kësaj reforme, një ish hetues të kohës së diktaturës e me formim profesional të drejtësisë diktatoriale komuniste e më keq akoma me një jurist që ka një vëlla kapomafie të trafikut ndërkombëtar të drogës që i është shmangur burgut në Itali.
    Partia demokratike ka tashmë me dhjetra juristë të rij të formuar në perëndim që janë dhjetë herë më të përgatitur se juristët e kohës së diktaturës si Xhafa, Manja apo Balla, që mund të angazhoheshin për të formuluar e bërë një reformë juridike mbi parimet e demokracisë perëndimore, e pse duhej të ktheheshte Shqipëria pas në “ekspertët” e drejtësisë enveriste ?.
    Ju var këmbora e reformës në drejtësi një bojaxhiu arrogant apo një ish hetuesi të sigurimit, kur që nga lideri i opozitës, z. Basha, Shqipëria pati juristë të rij të formuar në perëndim.

      1. Po lere o gje e trashë fantazinë idiote se çfarë më ka bërë mua reforma, që jetoj që prej më shumë se dy dekada mijra kilometra larg Shqipërisë. Shih se çfarë i ka bërë “reforma” Gjushit e Taos pa i përmendur më shumë se një dyzinë”kuadrove” të larta të partisë së ripjellë të PPSH.
        Është çudi e madhe me këto sorrat e enverizmit.
        Nëse dikush hedh mendimet e tij, duke mos qenë në gjendje të polemizojnë me argumenta e fakte, e meqë mesa duket janë vetë hajdutë e trafikantë, këpusin idiotësira si puna e Gjushit.

  3. Pse nuk e merrni atje ne Jerrmani kete arqitektin qe tju permiresoje sistemin e drejtësisë ….?! Ne nuk e duam sepse kelish i enverit dhe byrose se kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *