• |
ide | kryesore

Gara në “përkthimin” e dorëheqjes së Xhafës

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Më pyeti një mik sot se pse e kishte dhënë dorëheqjen Fatmir Xhafa. I thashë, aty për aty, se nuk e dija dhe se nuk më interesonte shumë. Por ai nuk më ndahej dhe e donte patjetër një shpjegim. Për të shpëtuar i kërkova që të lexonte reagimin e opozitës zyrtare, sepse, me logjikë, ai duhet të ishte më afër të së vërtetës.

I kam parë, më tha, por më kanë ngatërruar më shumë. Se nuk gjen dot dy udhëheqës që ta interpretojnë njësoj. Madje ka midis tyre, që ndryshe thonë në mëngjes, e ndryshe në drekë, sepse darka nuk ka ardhur akoma.

Njëri thotë se u sakrifikua për të shpëtuar “Xhuxhin”, tjetri thotë nga frika e Saimir Tahirit, që do të dilte në konferencë shtypi. Pastaj të tjerë e lidhin me vetë karrigen e Edi Ramës, i cili e bëri të gjithën për të mbrojtur veten, por që nuk ka për t’ia arritur kurrë qëllimit. Pastaj del dikush e thotë se po flitet se Xhafa është regjistruar në një aferë pasioni, por në fakt ka plasur një konflikt i egër mes dy klaneve mafioze në qeveri.

Jam i sigurt, që pas gjithë këtij bombardimi shpjegimesh, shumë njerëz të opozitës janë futur në dilemën, nëse tani Fatmir Xhafën duhet ta çmojnë si personazh pozitiv apo negativ. Dhe nuk kanë faj.

Po të kishin dalë nga socialistët apo nga shtypi i majtë të gjitha këto versione, do të mendoja, pa një e pa dy, se i sajon vetë Edi Rama, që ta sfumonte sa më shumë të vërtetën dhe peshën politike të kësaj historie. Por është e qartë që “krismat” nuk vijnë prej andej dhe kjo e bën më të pazgjidhshëm lëmshin.

Ndaj i thashë mikut se ishte i lirë të zgjidhte variantin që i dukej më interesant. Tek e fundit, kudo që ta vinte gishtin, ai do kishte më pak përgjegjësi për këtë garë të çuditshme fantazie, se sa ata që nuk i linin radhë njëri-tjetrit, si të bëhej fjalë për interpretim ëndrrash, e jo për një moment të rëndësishëm politik.

Kurse unë për vete nuk ngutem që të kem një mendim timin për dorëheqjen e Xhafës. Por do të pres ditën që do të na dalë ndonjë përgjim edhe për këtë çështje, sepse nuk mund të kuptohet ndryshe. U bënë ca kohë në këtë vend që asnjë fenomen nuk shpjegohet dot pa ndihmën e përgjimeve dhe sikur u mësuam me këtë praktikë.



9 Comments

    1. Perrala me mbret. Ti o patoz ske gjetur akoma pse eshte bera basha kryetar opozite jo m te gjesh pse dha xhafa doreheqien

    2. Per mua ska rendesi pse iku. Rendesi si qytetar i ktij vendi ka rendesi qe zhduku kanabisin dhe luftoi krimin cdo minut qe ishte minister i brendshem

    3. Teori konspirative mund te dalin gjith diten dhe gjith naten por mos harroni se cfare arritjesh beri ministri xhafa kur ishte ne krye te ministris, sa grupe theu dhe sa njerez me ndikim arrestoi

    4. Ti mund ti thuash mikut tend demokrat cdo gje po kurr smund ti thuash qe xhafa punoi dhe shkaterroi krimin sepse panvarsisht sa e e vertet eshte ky fakt ti gjithmon do mbrosh krahun e SHQUPIT

  1. pata patozo ende beson se rama si bregut,ngjeles e jozefines do i jep ndonji cop muti nga qenefi i negjmikes ku rama u ngjiz,lind e rrit dhe po plaket.jo patoz ke konkurenc te fort tash.ke rrahman rrajat,avdylajt,bajrat,ndoket,xhuxhet e vangjushit ,feronit,plsit,grehorit,linda xhillarit etj etj ,ty nuk te ngelet shum pos me ngjelen te lepin fundin e qenefit negjmije.jozi e bregu se paku po shkollojn vajzat e tyre ne paris e bregu u be drejtore.ty patoz te ngelileshi i negjmijes dhe fundi i qenefit.sa her rama esht ne rrezik flet jozefina patozi.opzita thot te verten xhafa dha doreheqje per geronin,per xhuxhin,per ramen,per bajrat per ndoket,per frrket se keta ta heqin koken patoz.

  2. pata patozi ende beson se rama si bregut,ngjeles e jozefines do i jep ndonji cop muti nga qenefi i negjmijes ku rama u ngjiz,lind e rrit dhe po plaket.jo patoz ke konkurenc te fort tash.ke rrahman rrajat,avdylajt,bajrat,ndoket,xhuxhet e vangjushit ,geronit,olsit,gregorit,linda xhillarit ,dy nazarkove,artan lop hogjes.linda bashes,muq nanos etj etj ,ty nuk te ngelet shum pos me ngjelen te lepin fundin e qenefit negjmije.jozi e bregu se paku po shkollojn vajzat e tyre ne paris e bregu u be drejtore.ty patoz te ngelileshi i negjmijes dhe fundi i qenefit.sa her rama esht ne rrezik flet jozefina patozi.opzita thot te verten xhafa dha doreheqje per geronin,per xhuxhin,per ramen,per bajrat per ndoket,per frrket se keta ta heqin koken patoz.

  3. Reguys kuqali,,,,akoma mba shprese tek keta te demaskuar qeveri_parti qe ti e ke ne zemer? Skandalet, ngjarjet, bandat, hajdutlleqet, narkoshteti, koncesionet, oligarkia,,,,nuk te ben pershtypie por merresh me opoziten qe te tetera keto qe kane ndodhur jane thene e vertetuar nga opozita, e prape ju pstrues te tepsise se qelbesirave sulmoni opoziten. Ky artikull shkrues tashme e ka vertetuar opozitarizmin me PDne, e mbase shkon andej nga e kish nisur origjinen, por qe nuk jep mendim per doreheqjen,,,,,spse ai e di shume mire se kete ia ka bere opozita, por ketij fare ishi nuk i bekerka fajde edhe suksesi i nje lufte qe beri opozita,,,Ky qofte qe ben kaqe reklame te maskuar pushtetit te droges e kuqaleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *