• |
ide | kryesore

Reagon sërish Xhafaj: I sfidoj ata që më akuzojnë, koha gjykatësi më i mire…

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm në largim Fatmir Xhafaj ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas komenteve të opozitës pas dorëheqjes e tij.

“Këto orë kam marrë me qindra mesazhe vlerësimi dhe respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por edhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, me të cilët kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje.

Ju jam sinqerisht mirënjohës për këto mesazhe inkurajuese. I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua.

Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër.

Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo” – thotë Xhafaj.



19 Comments

    1. Ke shumë të drejtë sepse opozita nuk ka në grupin parlamentarë asnjë deputet si froku, ndoka(në burg), si elvis roshi arturi me 7 mbiemra rahman qori dhe qershia mbi tortë dy ministra të brendshëm me lidhje shumë të afërta me bandat e trafikut.

      1. Hajde provojeni pastertine e xhafes me gjykate po me gjykate me institucion jo me regji te ndyra te filmave nga skutat e shqupit . Ama vetem dicka nese nuk e provoni dot me prova sic thot dhe ligji mos u fshehni si minj ne vrimat me te errta te sali hales dhe mos qani si salianji neper emisione me pretekstin qe drejtesi nuk ka . Peshtirllek per kte opozite medioker

        1. Po çfarë të “provohet në gjykatë” Fatmir Xhaafa ore të goditur në trurin e vogl ?
          A nuk ka qenë Xhafa një hetues i ish sigurimit të Enver Hoxhës ?
          Dolën dhe e akuzuan publikisht ish të persekutuarit për torturat që ju ka bërë.
          Na qenka Fatmir Xhafa sipas një sharllatani si Spartak Ngjela, i përzgjedhuri i SHBA për të “reformuar” drejtësinë.
          Po pse o debila, kush e ka zgjedhur spekullantin multimiliarder Soros president të Amerikës ?
          E nxirka drejtësia që ka menderosur vetë Xhafa, të pafajshëm.
          Nëse është ashtu siç thotë, se paska dhënë vetë dorheqjen sepse e ndjen veten “i lirë” e i “ndershëm”, pse nuk e dha dorheqjen para se të çonte në burg të vëllanë trafikant droge në Itali ?
          Do ta tregojë koha se kush jam unë, thotë Xhafa.
          Koha e tregoi se një sigurims i kohës së Enverit, nuk mund të bëhet sot ministër i mbrendshëm, aq më tepër me një vëlla bos të mafies së drogës.

    2. kreshnik maje mutit e ne fund te qenefit qenke,nuk te mjaftoi as i stalinit,as i mao lu ce dunit,as i titos,as i popoviqit,as i enverit mehmetit ,kristaq rames ,spiro kolekes,ramizit,fatos nanos,majkos,metes ruqit,xhafes,sajmirit,frrok,rosh,dosh e as i edvinit por kerkon dhe mutin e lesh lleshit.kreshnik ik qoi xhisielen REGJEPIT SE MBAROI PER TAVULL i SHKRETI.

      1. Ti meso te shkruash dhe nese ke prova hap gps dhe gjej ku ndodhet prokuroria shko bej kallezim penal po dhe un cte them ku di ti cesht kallezimi penal me kaq injorance dhe pakulture qe zoteroke

    3. Ky e tregoi veten kush ishte me punen e bere. Luftoi kedo qe shkeli ligjin dhe beri te mundur kapjen e kriminelve brenda 1 viti e gjysem

  1. Si t’i provojne akuzat kur i akuzuari u dergua me metoda tipike komuniste te kohes se Xhafes ne Itali pa iu bere as verifikimi i zerit??? Na ishte njehere PPPSH-ja e Enverit me partizane marksist-leninist e cila u zevendesua me rilindjen me trafikante e mafioz…

    1. Mi shpjego cik metodat komuniste se e njohke mir ligjin . Zeri u vertetua qe nuk ishte i agron xhafajt ne itali shkoi per te vuajtur denimin qe ka marr n 2002 jo per shpifjet e shqupit

  2. Çfarë vlera dhe principe… Pse nuk i përdore këto më herët… Kur e dije se kishe një vëlla trafikant…. Ku i gjete tani vlerat!?!?

  3. Pikërisht sepse hesht e nuk je i zoti të dalësh hapur para publikut të thuash qoftë edhe të vërtetat e tua, po tregohesh një burracak i padenjë për postin e pamerituar që pate.
    Nuk ta ka fajin opozita për këtë.
    Duhej që menjëherë sa tu ngarkua posti i ministrit të mbrendshëm, ti thoje vëllait , vëlla i dashur të dua shumë por unë nuk mund të bëj këtë detyre kur ti i je fshehur drejtësisë italiane ndonëse i dënuar me 7 vite burg për trafik droge.
    Sajmir Tahiri e humbi këtë post pasi kishte lidhje me ca kushërij të tij trafikant droge e si pate kurajon që të bësh sikur lufton krimin e organizuar me pjestarin vëlla të këtij krimi në familje ?
    Për hir të së vërtetës duhet pranuar se fajet nuk i ke vetëm ti.
    Fajin më të madh e ka Edi Rama si kryeministër që sëbashku me soroistin Lu, të përzgjodhën ti si juristi “kompetent” për të bërë reformën në drejtësi e mandej si ministër që do të luftoje krimin e trafikantët e drogës.

  4. Donnaruma çeshtjen e zerit se ka vertetuar asnje agjenci e njohur nderkombetare nga ato qe prralliste Rama! Nejse IP-ne e sharesve me pagese portalet shqiptare duhet ta bllokojne sa me shpejt, qofte kjo IP nga institucionet shteterore apo IP nga dhoma WAR ne kryeministri. Eshte absurde te paguajme ne menyre tinxare taksa qe shteti t’i perdori me disa komentues te rendomte dhe me nje nivel te larte injorance e banaliteti!!!

  5. Donnarume,, fleet si avokat, por hipokrit. Nuk i diterke bemat e ketijriqebulli qe ne kohen e dulles, e kesaj kohe se ne c’.enyre te hiokrizise ka punuar, por mundohesh te na e shesesh, a po te mashtrosh me opinionin tend. Koha e ka vertetuar se kush eshte XHafa, me, e pa bemat qe kane dale, e ato qe mund te dalin( Per vellane) prandaj doreheqja, apo largimi nga detyra ka objeksion e te drejte, ose relativ, per te sfumuar keq pushtetin qe ka patur ne dore. Ju, laroshet, kuqale, ju ka semure i semuri i partise, por edhe ju detyron sepse ju ka joshur, e tani lehni si kope ne portale, per te sfumuar realitetin, por tashme eshte vone, kalaja e reres suaj po rrenoset, po nga vete ju, sepse kopeja e te pa ngopurve per droge e para po hane njeri tjetrin, e keshtu,,,,,kokat henshit.

  6. E di si i sfidoje keta qe te jane kundervene ty ore-Xhafuc-te mos e kishe derguar GERONIN-ne Itali per te bere burgun dhe ti te qendroje akoma minister ,Ajo eshte sfide o torollak -hetues i sigurimit te Erdhjerit-.

  7. Ku ta kane mesuar se Koha eshte Gjykatësi me i mire, ne shkollen e partise punes apo te shkolla hetuesise enverit …?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *