• |
ide | kryesore

MotoGP/ Phillip Island ka një padron, Marquez e ndihmon edhe shiu për pole position

Sport



Marc Marquez është i pandalshëm. Spanjolli i Honda ka marrë pole position në Çmimin e Madh të Australisë, duke shfrytëzuar një kohë të paqendrueshme, për të kronometruar 1:29.199. Në Phillip Island kualifikueset janë kondicionuar nga një shi i lehtë, kushte optimale për kampionin e ri të botës që ishte i aftë të bënte diferencën. Radha e parë kompletohet nga Yamaha e Vinales e Zarco.

Nuk shkoi si shpresonte Andrea Iannone: planet e tij janë shkatërruar nga shiu, që nisi kur semafori i gjelbër ishte hapur. Piloti i Suzuki, që kishte dominuar sesionin e fundit të provave të lira, duhet të kënaqet me radhën e dytë e vendin e katërt, që nuk ishte në parashikimet e tij, por e lejon ta shohë garën me optimizëm.

Qielli i Phillip Island i ka dhuruar Marc Marquez kushtet ideale për të bërë diferencën dhe ashtu ndodhi. Kampioni i botës, i aftë të drejtojë motorin e tij në asfaltin e lagur e të rrëshqitshëm, i ka marrë 3 të dhjetat një Vinales në formë brilante. Yamaha tregon rritjen me vendin e dytë e të tretë të radhës së parë që u kompletua nga Zarco.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *