• |
ide | kryesore

New York Times: Rama nuk ka dhënë shpjegim për largimin e Fatmir Xhafajt

Lajme, Të fundit



Mediat ndërkombëtarw kanë nisur t’i bëjnë jehonë largimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Prestigjozja amerikane New York Times boton një raportim të agjencisë Associated Press.

“Kryeministri shqiptar tha se ministri i Brendshëm i vendit ka dhënë dorëheqjen. Duke shkruar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim. Më pas Rama nominoi Sandër Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, për postin në fjalë. Rama tha se Lleshi do të sjellë energji pozitive”.

“Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore për Shqipërinë, e cila shpreson që të nisë negociatat e plota me BE gjatë vitit tjetër. Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë në vazhdim”.



7 Comments

  1. Cfare shpjegimi do jape eprori kur vartesi jep doregeqje? Kto editorialet e shtirura te gazetave prestigjoze te formuluara ne shqup nuk bindin dhe nuk ndikojne ne opinionin e njerzve per xhafen si ministri me i mire

    1. Ky punoi cdo dit o vlla madje sa ka punuar ky ne 1 vit e ca ne krye te ministrise nuk ishte bere per 28 vjet ne minsitri te brendshme

    2. Doreheqia ministrit te brendshem kete here ishte me dinjitozja ne histori, u largua duke mbajtur mbi supe suksese dhe jo deshtime.

    3. Kishim saimirin me para qe na nxiu faqen ne syt e botes dhe xhafen qe na beri krenar. Diferencen e ben vet cdo qytetar

  2. Doreheqja e ka nje arsye. Ne prononcimin qe dha z. Xhafaj, thote me vullnet te lire, por jo arsye. Madje nuk perdori as shabllonin ” per arsye personale,apo familjare”.

  3. Spjegime N. Y. Timesit ….?! Po heren e fundit Edvini ndejti dy javë në Nju Jork. Nuk i mjaftun llogarite qe dha ne gjithe ato dite ….?! Apo ishin ne greve gazetaret e N.Y.T. ….?!

  4. Sepse Fatmir Xhafaj do bohet kryeminister. Vangjushi dhe Rama kane rene. E gjith skema e babables eshte bere nga Rama dhe Basha ( bashkpunojne kunder aleances perendimore) ad hoc, ate qe tentuan ishte diskretitimi i Xhafes (krahu i perendimit), por veten sa moren pak kohe. Ja ktu do jemi, ne dhjetor fillojne protestat masive popullore me rifutjen e emigranteve (skema rumune) dhe ne janar shkurt lind qeveria Xhafa! Fillimi i rritjes se shqiperise si komb dhe faktor stabiliteti ne ballkanin e trazuar (edhe nga dora Ruse)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *