• |
ide | kryesore

Përplasja/ Xhafaj i përgjigjet Ramës: Jam njeri i lirë, ligësinë e pafytyrësinë i neveris…

Kryesore, Lajme



Për të tretën herë pasi vendosi të japë dorëheqjen, ministri i brendshëm në largim Fatmir Xhafaj ka komentuar edhe një herë arsyet e tij.

Fillimisht bëri një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale ku e vetmja frazë për tu veçuar ishte vlerësimi se në pak më shumë se një vit ïshin bërë punë të mëdha, të pamendueshme më parë”. Tingëllonte si një “shigjetë” për ata që e kishin sulmuar nga brenda mazhorancës, ku njëri prej tyre ishte rreshtuar hapur edhe paraardhësi i tij në këtë detyrë, Saimir Tahiri.

Reagimi i dytë ishte për gazetarët e shumtë që e prisnin te dera e ministrisë. Aty bëri vetëm një falënderim për familjen dhe bashkëpunëtorët ndërsa ai që duket si më i forti është një koment që ka bërë në Twitter gjatë pasdites së të shtunës. Në disa postime, Xhafaj thotë se ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga socialistë dhe njërëz të panjohur prej tij. Për këta, ministri thotë se ka ikur nga detyra me vullnetin e tij.

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua” – thotë Xhafaj që më pas bën një kundërsulm për opozitën duke e sfiduar atë.

“Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër”- shkruan Xhafaj.

Pjesa më kulmore duket se është për në fund ku mesazhi duket si i koduar.

“Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo” – thotë Xhafaj.

Fatmir Xhafaj thotë se është një “njeri i lirë dhe vetëvetja”, por vetëm pak orë më parë në një takim në Lushnje, kryeministri Rama thoshte se “njerëzit e lirë në një parti që qëllojnë me gurë shtëpinë e tyre duhet të largohen”.

“Kur hyn në një parti, nuk i bën dot të gjitha siç i bëje përpara. Unë që kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja që mund të shkoja prapë në plazh nudo. Por ka edhe të tjera. Diskutojmë ne me njëri tjetrin dhe ndonjëherë kemi ndonjë shok që thotë: “Unë jam njeri i lirë”. Jo mo se nuk je njeri i lirë. Je njeri i lirë ta thuash, këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je njeri i lirë të dalësh atje dhe t’i gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim. Nëse do që t’i gjush me gurë shtëpisë, ik se nuk je i shtëpisë”- thotë Rama.

Këto dy mesazhe janë një shkëmbim i qartë i përplasjes Rama-Xhafaj brenda qeverisë që çoi në largimin e këtij të fundit. Mbi arsyet e përplasjes mes tyre janë dhënë shumë versione, por siç thotë edhe vetë Xhafaj, “koha” që për të mbetet “gjykatësi më mirë” do të zbulojë edhe atë që ndodhi këtë fund tetori në selinë rozë. ©LAPSI.al



28 Comments

    1. Doreheqie me krenare se kjo nuk do ket ndonjeher historia ne postin e ministrit te brendshem. Punoi me perkushim dhe vendsmeri kunder krimit.

    2. Ky gezon respekt ne popull sado ta shajn dhe te duan ti ulin punen. Ka bere per kete vend ate qe nuk u be per 25 vjet

  1. O Lapsi.. po pse nuk u fokusove tek fraza e pare ???
    @@@ I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë @@@

    Sepse kjo fraze i hedh posht te tera ato anal-izat dhe hamendesimet e tua qe beri sot gjithe diten .

    Ju si shkerdhata qe jeni , merrni frazen qe ju leverdis si port-hale qe jeni.

  2. Eshte e vertete se Xhafa eshte kocke e forte sepse vjen me nje eksperience shume te madhe.Xhafa ka kaluar shume fortuna dhe ka qene gjithmone ne anen e fitimtarit,egoist i pashfrenuar,karrierist ne kulm nuk ndalet para asgjeje,i ha te gjithe shoke dhe miq,prandaj asnjehere nuk ka qene perfaqesues i Vlores.Vlora e njeh mire dhe Xhafa e di kete qe kur ka lindur.Mgjate nuk eshte cudi qe ti beje puc Rames,eshte i zoti.Te shohim dha doreheqjen apo dha doredhenien.

  3. Xhafa eshte steke e vjeter por Rama e hengri. E vuri minsiter te brendshme per ta hequr dhe per te mos imlene asnje te drejte per revolte. Te gjithe e dinin qe ai e kishte vellain trafikant. Pse duhej te vihej minister i brendshme. Rama e beri me qellim. Tani i thote ‘ik se marr kosto. Madje ik larg se nuk me duhesh!” do e nxjerre dhe nga partia. Xhafa e hengri lojen e piset dhe ra brenda.
    Keshtu rafshin se plehra jane. Mbase del e e mbron Shega, Vasilika, Eglantina, ee qe i futi per te bere grupin e vet.

  4. “….njeri i lirë….”?!!!Por,kryelegeni i legenave tha ndryshe!
    “Kur hyn në një parti nuk i bën dot të gjitha. Unë që kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja
    që mund të shkoja prapë në plazh nudo”,tha Edvin Rama ne Lushne!!!

    1. O ZIgurr po nuk le vend pa dhene mendimet tuaja “te vyera”! Njeri i madh me mendje te madhe te ka bere jot eme dhe te ka kalitur Saliu! Me fat te madh Shqiperia dhe Andi ,qe te kane lexues dhe komentues! Na myti injoranca o Qarri ndihmoje Andin me analfabetizmin tend! Ndihmoje dhe Sali vicidolsin!

      1. Çfarë mund tju thuash ju qelbësirave që zgjodhët një njeri që del lakuriq, që ka keqtrajtuar rëndë dhe ndarë 3 gra, që mohon atësinë e fëmijës duke akuzuar të jatin si baba të fëmijës së vet, që nuk shikoni se Shqipëria është zhytur në krim, se rreth 500 mijë shqiptarë janë larguar nga ky vend për shkak të qeverisjes kriminale, se dy ministrat e brendshëm kanë lidhje të forta me bandat e trafikut, se Shqipëria u bë e gjitha fermë hashashi, se kriminelët arritë të bëhen edhe deputetë edhe kryetarë bashkie edhe drejtues të lartë politik, se u shemb stadiumi kombëtar për të ndërtuar kulla, se po bëhen plane për teatrin, se chek up u bë për përfitimet e vilmës,

        Nqs ju nuk i keni vënë re këto që janë fakte të qeverisjes 5 vjeçare të edvin drogës, ju nuk meritoni të quheni njerëz.

      2. !
        Andi, jo Bushati!!!
        Jot eme ka qene dashnorja Andi Bushatit?
        Andi Bushati nuk ta njeh Atesine(te drejten e mbiemrit)?
        Beji analizat ADN-es qe ta vertetosh,dhe mbaron kjo pune.
        O debil pa dinjitet dhe personalitet,mos numuro pordhet,por komento!

  5. Jane te lire ata,jo si ju te lindur e te varur nga koqet per ti sherbyer saliut e zenit deri ne vdekje,skifter te lindur

  6. qamet i zi cer zbori po i bo rivdekja shqiperise…po qe kam vu re qe thone se: kujtoni se populli shqiptar eshte budalla, por s’ja hidhni dot, i kupton mire kto gjona!!!
    une po ju them se ka vetem dy rruge:
    – ose eshte e kunderta, kemi te bejme me nje popull budalla/naiv, qe skupton ca jan tu i bo, dhe ne vend qe te dali ne shesh e te djegi cdo gjo qe i del perpara,
    ose
    – populli eshte i zgjuar, e kupton mire ca jan tu i bo, por ka qellu populli me mazokist ne planet, i pelqen vuajtja…
    ne fakt qe eshte i majt, e kena nigju me shprehjen e beratit: s’ju kerkojme asgjo, as buke, as uje as drita, vetem mos u zini se e merr e djathta!!!
    une besoj se eshte popull mazokist, dhe ka arrit ktu nga injoranca e shekujve…

    1. Asnje nga keto: Jemi popull frikacak e dembel. Nuk njohim sakrificen vetem perulemi e kthejme b…sa here na e kerkojne. Me mire rrim e ham i cap buke se te dalim ne protesta. Per 1 thes miell jep voten katunari. Shih Stamollin tani

  7. SI U KORRUPTUA MEDIA DHE POLITIKA NE SHQIPERI NGA GREQIA ME MOTON:
    “Δωροδοκώ και Kυβερνώ”
    “KORRUPTO dhe SUNDO”

    Financimet e fundit te publikuara nga vete qeveria greke te mediave ne Shqiperi nga spiunazhi grek jane vetem nje pike ne oqeanin korrupsionit te organizuar qe financon dhe organizon spiunazhi grek ne Shqiperi qe nga viti 1991 me moton: “Δωροδοκώ και Kυβερνώ” (“KORRUPTO dhe SUNDO”).
    Kjo moto ka pasur si qellim te fundit nenshtrimin ekonomik dhe politik te Shqiperise nga Greqia. Po paraqesim mjetet me te cilat Greqia i ka korruptuar me fort qeverite shqiptare:
    *cigaret, *ushqimi dhe *mediat.
    Konkretish qe ne fillim te viteve ’90 fokusi i ketij agresioni grek qe falimentimi i njesive prodhuese strategjike te Shqiperise. Brenda pak vitesh Greqia arriti te falimetoje krejtesisht prodhimin bujqesor te duhanit (28 mije ton ne vit, zeri numer 2 i eksportit, pas kromit), qe qe punedhenesi me i madh ne Shqiperi deri me 1990-en. Kete e arriti nepermjet dy firmave greke KAVEX dhe MIHAILIDIS. Keto dy firma arriten qe te korruptonin zyrtaret shqiptare te kohes dhe privatizuan me shume pak leke, vetem me vleren e tullave ndermarrjet e grumbullimit te duhanit – nyjet me nevralgjike te ciklit bijqesoro-industrial te prodhimit te duhan-cigareve. Ky korrupsion u be i mundur nga vete ish-punonjes te ndermarrjeve te tregtise se jashtme, ku me e spikatura qe Vilma Nushi, nje ish drejtuese e Agroeksportit, qe u be ortake me firmen KAVEX (KOSTAS GLEOUDIS) – Selanik, firme me te cilen shteti shqiptar kishte pasur marrdheni qe ne vitet ’80 per eksport dhe kontrabande duhani.
    Me “privatizimin” e 3 ndermarrjeve te grumbullimit te duhanit ne Elbasan, Fier dhe Berat, firmat greke automatikisht nderprene ciklin e furnizimit me duhan te fabrikave te cigareve te Durresit, Gjirokastres dhe Shkodres, duke falimentuar brenda vitit industrine e prodhimit te cigareve (8 mije ton ne vit). Kete boshllek te tregut firmat greke e mbushen me cigare greke “KARELIA”, “COOPER”, “PAPASTRATOS”, etj dhe shume pak “Phillip Morris”.
    Efekti kolateral i renies se prodhimit te duhan cigareve, qe papunesia dhe emigrimi i me mijera vete i popullates nga zonat e kultivimit te duhanit dhe prodhimit te cigareve.
    Kjo qe goditja e pare e madhe ekonomike e Greqise ndaj Shqiperise. Brenda 2 – 3 viteve zhduku prodhimin e duhanit, qe qe zeri numer 1 ne bujqesine Shqiptare dhe falimentoi industrine e prodhimit te cigareve, duke ja lene rreth 100% tregun shqiptar cigareve greke. Kjo situate nuk ka ndyshuar as sot. Shqiperia nga eksportuese e madhe e duhaneve gjysemorjentale dhe prodhuese e cigareve cilesore si WINSTON (kontrabande), sot nuk prodhon duhane dhe vetem konsumon cigare te huaja.
    Importimi dhe kontrabandimi i cigareve greke qe nga viti 1991 deri me sot ka qene nje nga instrumentat decisive te korruptimit te politikes shqiptare. Ky eshte nje dem mbi 500 milione euro ne vit per ekonomine shqiptare ose nje dem mbi 12 miliarde euro qe nga fillimi i ketij agresioni ekonomik grek.
    Konkretisht:
    Importuesi i cigareve “KARELIA” – ANONIME KAKAVIJE (VASIL NACI) ka, qe ne vitin 1991 deri me sot, vendin e pare te korruptimit te sistemit politik. Vendin e pare ne tregun e cigareve e arriti ne vitin 1998, kur kryeminister u be BASHKIM FINO, i cili qe kur qe kryebashkiak i Gjirokastres kontrabandonte cigaret “PINE TREE”. BASHKIM FINO e vuri ekskluzivisht doganen e Kakavijes vetem ne funksion te cigareve “KARELIA” dhe de-facto qe dhe eshte ende ortak i heshtur tek ANONIME KAKAVIJE dhe AGNA GROUP.
    Cigaret e tjera greke i sillnin importues greke (ILIA DHIMA) dhe shqiptare nga Lazarati, Tepelena dhe Fieri. Duhet permendur qe mbeshtetjen me te madhe kriminale keta e kishin nga GJOLEK MALAJ nga Tepelena si dhe mbeshtetjen politike e kishin nga GRAMOZ RUCI, i cili gjate trazirave te vitit 1998 u strehua ne Athine pikerisht ne shtepine e kontrabandistit grek ILIA DHIMA.
    Pas viteve 2000 pesha e cigareve greke ra si element korruptiv, pasi ne tregun shqiptar u futen marka me te mira cigaresh te “Phillip Morris”, “British American Tobacco” dhe “Japan Tobacco Int’l”. Por nga cigaret greke ende ne vend te pare ne shitje eshte cigarja “KARELIA”, evazori me i madh fiskal ne Shqiperi. Megjithese dihej publikisht qe VASIL NACI qe ortak i fshehte me BASHKIM FINON, kjo nuk e ndaloi ministrin e financave ‘demokrat’ RIDVAN BODE, qe te ndante me pare me VASIL NACIN ne vitin 2005 ‘sekretin’ qe do te rritej aksisa e cigareve. Brenda nje muaji para se te behej publike rritja e aksizes, VASIL NACI importoi mbi 20 milione euro cigare me aksizen e vjeter. Ne se dogana shqiptare do te kuadronte faturat e cigareve me doganat greke do te dilte nje evazion fiskal vetem i firmave te VASIL NACIT & Co ne mbi 2 miliarde euro.
    VASIL NACI ka pasur qe ne vitin 1991 nje mbeshtjetje politike shteterore nga qeveria dhe politika greke. Ai ka marre graden kolonel i sherbimit sekret grek ne vitin 2003. Mbeshtejen me te forte politike e ka pasur nga ish sekretari i pergjithshem i PASOK, ish minister disa here AKIS TSOCHATZOPOULOS (sot ne burg per korrupsion), i cili ishte mbeshtetes politik dhe perfitues ekonomik ne te njejten kohe nga VASIL NACI. TSOCHATZOPOULOS qe aq operativ sa i mundesoi VASIL NACIT te merrte perfqesine per Shqiperine te po thuajse cdo prodhuesi grek qe kishte mallra per Shqiperine. Kjo beri qe VASIL NACI me 2 kompanite e tij ANONIME KAKAVIJE dhe AGNA te monopolizinte pothuajse gjithe eksportet agroushqimore te Greqise drejt Shqiperise. Bile TSOCHATZOPOULOS qe aq agresiv ne favorizimin e VASIL NACIT, sa tregtare te shumte greke tregojne historira kercenimesh nga TSOCHATZOPOULOS, si rasti i ish perfaqesuesit te NESTLE (NESTLE HELLAS) per Shqiperine TANISKIDIS, te cilin e detyroi qe t’ja “shiste” VASIL NACIT eksluzivitetin per Shqiperine.
    Ne kete menyre VASIL NACI krijoi monopolin me te madh agroushqimor ne Shqiperi, 90% me mallra greke, dhe me nje norme fitimi te larte mbi 30% ne vit. Pas cigareve evazionin me te larte fiskal VASIL NACI e ben me pijet alkoholike, ku vendin e pare e zene birrat AMSTEL dhe HEINEKEN, qe ka vene ne veshtiresi edhe prodhuesit vendas.
    Duke pasur monopolin me te fuqishem ne ekonomine shqiptare VASIL NACI ka arritur te ndertoje nje rrjet shume kapilar korrupsioni, qe shtrihet qe nga ministra, kryebashkiake e deri ne taksidaret e thjeshte dhe ne sistemin e drejtesise.
    Ky monopol eshte reklamuesi me i madh ne mediat shqipare. Kjo ben qe mediat ta kene absolutisht te pamundur te paraqesin lajme kunder interesave te VASIL NACIT. Ai eshte sponsor kryesor i cdo fushate elektorale te Partive kryesore politike ne 20 vitet e fundit dhe mik i shume politikaneve nga e majta ne te djathte. Ai ka udhetuar disa here jashte vendit me EDI RAMEN, FATMIR MEDIUN, etj.
    VASIL NACI ka 100% monopolin mediatik te reklamave te rrugeve outdoor nepermjet firmave te tij ose te motres se tij: ALBARTEX, PLATES dhe IRIS. Me kete monopol mediatik ai sponsorizon gratis cdo fushate elektorale, duke shkelur Ligjin Zgjedhor dhe duke shkembyer favore me politikane te ndryshem. Firmat e tij te reklamave te rruges zoterojne mbi 2500 cope billborde dhe bejne nje evasion fiskal mbi 5 milione euro ne vit ne taksa dhe tarifa reklamash, te cilat duhej t’i perfitonin bashkite dhe komunat. Pikerisht me keto para te taksave dhe tarifave te reklamave VASIL NACI ka korruptuar kryebashkiaket dhe drejtoret e tatim taksave te bashkive kryesore ne vend, te cilet en-block ja ruajne monopolin ne kete treg, por edhe e favorizojne ne distribucionin e pijeve dhe cigareve. Nga ana tjeter VASIL NACI eshte dhe sponsor kryesor i veprimtarive dhe eventeve qe organizojne keta kryebashkiake. Per te ruajtur keto monopole tregtare e mediatike VASIL NACI paguan rregullisht edhe disa grupe kriminale. Te dhena shume te detajuara per kete do te dorezohen me fillimin e punes se “SPAK – Struktures se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Te dhena te sakta per kete evasion do te publikohen me vone.
    Pra korruptuesi numer 1 i mediave dhe politikes shqiptare ne Shqiperi ne favor te Greqise eshte VASIL NACI me pseudonimin “ΣΠΟΥΡΓΙΤΗΣ-TUMCAKU” me graden kolonel i “ΕΥΠ – Εθνική Υπηρεσία Πληροφοριών” (National Intelligence Service of Greece).
    Bile nje nga mjetet qe perdor ne veprimtarine e tij te spinazhit ne favor te Greqise eshte dhe hoteli i tij “PLAZA” ne qender te Tiranes, i cili survejon ilegalisht dhe dokumenton per arsye spinazhi dhe shantazhi shume vizitore te tij, por kryesisht politikane, gazetare dhe diplomate. Nje rast te tille e vuri ne dukje edhe SALI BERISHA dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo ka dale disa here ne media, por organet shqiptare duke qene te paafta dhe te kapura, nuk veprojne.
    Korruptuesit numer 2 te mediave ne Shqiperi jane 5 agjensi publicitare greke: UNLIMITED MEDIA, LE SPOT, OPTIMUM MEDIA, OGILVY, ASHLEY & HOLMES ALBANIA, te cilat kane pronar real njeriun me te fuqishem te reklamave ne Greqi, MAKIS SERIATOS (shume i afert me sherbimet sekrete greke), i cili ka menaxher real ne Shqiperi THEODHORI CAMIN. Ne QKR jane te regjistruara ne pergjithesi me pronare anonime (de-facto punonjes shqiptare). Jane ndare ne 5 agjensi per arsye strategjie, pasi kane perfaqesi per Shqiperine 5 agjensi te medha nderkombetare konkurente me njera-tjren dhe kane klient 2 operatore celulare, po konkurent me njeri-tjetrin. Keto 5 agjensi kane menaxhuar 100% te buxheteve te VODAFONE dhe AMC/TELEKOM, si dhe te bankave greke. Keto 5 agjensi menaxhojne mbi 2/3 e buxheteve te agjensive te reklamave ne Shqiperi. Bile as agjensia publicitare e kunantit te LULZIM BASHES – LANDMARK COMMUNICATIONS dhe agjensia publicitare e vellait te ERION VELISE – GOGEL, me gjithe mbeshtetjen politike respektive nuk kane arritur t’i lekundin nga tregu. Perkundrazi partite politike dhe politikane shqiptare jane ne listen e klienteve dhe perfituesve te ketyre agjensive te reklamave greke. Keto agjensi realisht 30% te buxheteve te tyre i harxhojne per te blere reklama per klientat e tyre. Pjesen me te madhe e ndajne si bakshish me drejtuesit e kompanive, qe i kane kliente dhe nje pjese te rendesishme e perdorin ne zerin per korruptimin politik dhe mediatik. Po te auditohen seriozisht keto kompani, kane cdo vit me miliona euro fatura dhe pagesa per sherbime fiktive, te gjitha perdoren per te korruptuar politikane dhe media ne Shqiperi.
    Dhe nje pjese e rendesishme e fondeve te sherbimit sekret grek per te korruptuar media dhe politikane ne Shqiperi jane kanalizuar dhe kamufluar nepermjet ketyre 5 agjensive publicitare dhe AGNA Group. Cdo aktivitet qe ben Ambasada Greke ne Tirane ose Kisha Ortodokse “sponsor” eshte AGNA Group.
    AGNA Group dhe 5 agjensite publicitare greke kontrollojne mbi 80% te buxheteve te mediave ne Shqiperi. Per te ndjekur fillin e korruptimit rruga me e sakte eshte te ndjekesh kush paguan dhe se ku shok leku. Pra mediat ne Shqiperi jane te kontrolluara dhe te korruptuara nga Greqia. Per rrjedhoje edhe politika shqiptare.

    Fatkeqesisht Shqiperia nuk i ka, i ka ta paafta ose i ka te korruptara institucionet qe mund t’I bejne balle ketij agresioni ekonomik grek.

    “Për momentin “TRUMCAKU” ka vene poshtë “Shqiponjën”
    “Προς το παρόν το “Σπουργίτι” έχει βάλει κάτω το “Αετός””

  8. Andi, jo Bushati!!!
    Jot eme ka qene dashnorja Andi Bushatit?
    Andi Bushati nuk ta njeh Atesine(te drejten e mbiemrit)?
    Beji analizat ADN-es qe ta vertetosh,dhe mbaron kjo pune.
    O debil pa dinjitet dhe personalitet,mos numuro pordhet,por komento!

  9. Tani nga gezimi per fitoren ndaj xhafes,luli me vrap ne parlament dhe ju skiftera te Gezuar do komentoni ketu per vizionin e bashes.

  10. Njeriu me i lig… aq i lig sa futi te vellane ne burg per ate karrige qe tani ben sikur e ka leshuar vete… hahahaha… na mbushe mendjen or gjysh matuf… ik tani lexoji kete perrallen tende mbeses tende se ben vaki e ben mire te pakten kete gje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *