• |
ide | kryesore

Polemikat e golit të anulluar në fund, nuk fshehin dot brishtësinë e Flamurtarit

Sport



Në fund 1-1, nuk ka rëndësi sa shumë e kërkuan golin, apo sa pranë fitores ishte Flamurtari. Protestat pas anullimit të golit të Agustin Torassa, në minutën e tretë shtesë, treguan vetëm sa shumë e dëshiruar ishte fitorja e munguar. Për fat të keq me vlonjatët dicka nuk funksionon, e nuk lidhet vetëm me mungesat kundër Teutës.

Daja para ndeshjes e tha qartë se nuk ishte momenti për tu kapur pas justifikimeve. Por gjërat nuk shkuan si në përballjen e fazës së parë. Barazia e renditjes dhe golave mes dy skuadrave, mbeti përsëri e paprekur, me 1-1 që lë në fuqi mesin e renditjes për dy formacionet.

Shenjë pozitive mund të konsiderohet goli i dytë radhazi për DAnilo Alves. Sulmuesi brazilian, i kritikuar edhe kundër Tiranës pavarësisht golit, ka realizuar sërisht, duke i bërë tifozët të shpresonin. Faza e dytë nuk ka nisur si u mbyll e para, por ka reflektuar të gjitha simpomat e shfaqura nga skuadra e Dajës.

Nuk ka gjendje më të mirë Teuta e Blendi Shkëmbit. Heshtja e shtypit e aplikuar nga durrësakët, prej më shumë se dy javësh ka sjellë një pikë nga Vlora, por në fakt më tepër se pikë skuadre, është meritë e Prognit dhe mësimit që nuk bëhet pësim.

Brozovic u konsiderua hera vetëm të mërkurën e kësaj jave, për barrikadën e shtrirë që i bëri Suarez. Por në Vlorë nuk menduan se tropojani do të imitonte uruguajanin e Barcelonës, ndaj nuk imituan mbrojtjen e Brozovic, duke pësuar golin nga goditja e dënimit poshtë këmbëve të murit që kërceu.

Në fund, vendi i pestë dhe i gjashtë për Flamurtarin e Teutën, 15 pikë për të dyja skuadrat, 10 gola të shënuar dhe nga 8 të pësuar dhe një javë që nuk kënaqi askënd nga dy formacionet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *