• |
ide | kryesore

Sfida emocionale e Duros: “Tiranën do t’a dominojmë me lojë e rezultat”

Sport



Pjesën më të madhe të karrierës Klodian Duro, trajneri aktual i Kamzës, e ka kaluar te Tirana. 6 sezone të suksesshme që kanë lënë gjurmë tek ish-mesfushori i kombëtares, që e pret përballjen më të shkuarën, i ngarkuar emocionalisht por me dëshirën për fitore, si kundër cdo skuadre tjetër. “Tirana është një nga ato klube, që më ka dhënë shumë, ashtu siç dhe unë i kam dhënë shumë asaj – tha Duro. Ruaj të njëjtin respekt dhe të njëjtin mendim siç kam qenë futbollist edhe sot si trajner”.

2-0 në Korcë kundër Skënderbeut, në ndeshjen e fundit, nuk e ka reflektuar lojën e shfaqur nga skuadra e Duros, që beson se me gjithë vështirësitë dhe munegsat skuadra ka treguar rritje graduale të përformancës, që nga java e katërt kur tekniku mori drejtimin e skuadrës. Kamza pozicionohet në vendin e tetë me 7 pikë, vetëm një pas Tiranës, që rrezikon të përfshihet në një tjetër luftë mbijetesë nëse humbet.

Kjo është një cështje që pak i intereson Duros, që ka një mesazh të qartë paralajmërimi për bardheblutë: “Nuk jam nga ata trajnerë që kënaqem me barazim. Do të futemi në fushë për të fituar, kështu do të jetë edhe kundër Tiranës. Jam i bindur se do të shohim një ndeshje ku Kamza do të dominojë si me lojë ashtu dhe me rezultat” u shpreh tekniku Duro.

Në fakt, Kamza përgatitet për sfidën me Tiranën (sot në orën 14.00), në një pozitë jo shumë të mirë, duke qenë se pesë futbollistë, titullarë janë pezulluar pa afat nga klubi për mungesë impenjimi. Në këtë pikë, tekniku Klodian Duro nuk mund të jetë i qetë, duke qenë se duhet të bëjë pa Nuredin Orelesi, Klaudio Bonani, Nestor Martinena, Xhulio Mehmeti dhe Ognjen Roloviç, edhe pse në konferencë për shtyp i shmang polemikat.

“Nuk po kalojmë një periudhë siç do të donim por edhe ne kemi rregullat tona dhe klubi ka vendosur t’i pezullojë. Unë stërvis futbollistët që klubi më ofron. Janë vendimet e tyre, unë kam vendime teknike. Janë të pezulluar pa afat të caktuar. Mendimin tim klubi e di” përfundoi Duro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *