• |
ide | kryesore

Tahiri bëhet pronar i gazetës së Enver Hoxhës, regjistron në QKR ‘Zërin e Popullit’ (Faksimile)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazeta ‘Zëri i Popullit’, organi zyrtar i propagandës së Enver Hoxhës dhe më pas Partisë Socialiste, tashmë është në dorën e Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm që ndodhet nën hetim për trafik droge me grupin e Habiljave.

Lapsi.al disponon shkresën sipas së cilës faktohet se Tahiri e ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gazetën ‘Zëri i Popullit’ në datën 13 shtator të këtij viti. Adresa e kësaj sipërmarrje mediatike është caktuar në afërsi të ish-komunës së Parisit, rruga ‘’Prokop Mima”, ndërsa numri i telefonit për kontakt është 0692052552.

Saimir Tahiri rezulton të jetë administratori dhe aksioneri i vetëm. Cfarë do të bëjë Saimir Tahiri me këtë media online? Sulm ndaj kundërshtarëve dhe përgatitje për t’u rikthyer në PS? Tahiri kishte njoftuar sot paradite një konferencë për mediat, por mësohet se e ka shtyrë për ditë tjetër. Mbase edhe duke e ditur lajmin për largimin e Fatmir Xhafës.

©LAPSI.al



11 Comments

  1. Aq leke sa ka bere, gjynah qe nuk blen news24!
    Po ben pregatitje per fraksionim te PS idioti. Do hyje ne zgjedhje me parti te re

    1. koli qun tirone si erionka me nallonka e qitjone.o qun tirone po e merr top chanel ,report tv dhe vizion qe ta bej edhe me pis se esht

  2. Duket se së shpejti do të kemi zhvillime të reja ne mediat shqiptare.
    Një luftë e re se kush do të bëhet pronari i Zërit të popullit, Braçja, Tahiri apo Xhafa.
    Që të tre e meritojnë të drejtonë gazetën e Enver Hoxhës pasi e kanë treguar me vepra aftësinë e tyre në mbrojtjen e “vlerave” të enverizmit “modern” drogist.

  3. Ama do ja nderoje emrin gazetes;do ja vere -Zeri i Drogaxnijnve te Ridhjerjes-dhe le te konkuroje me Temen e Mero Gelbazes ose me fletushken Dita ku shkruan bejtexhiu -Arben Duka.

  4. koli qun tirone si erionka me nallonka e qitjonka.o qun tirone po e merr top chanel ,report tv dhe vizion qe ta bej edhe me pis se esht.

  5. Sepse komunistet nuk vdesin kurre – te paret ne sakrifica e te fundit ne pretendime. T’rroj’Partia!

  6. kjo tregon se Zeri Bithes nuk eshte organ i Qiridhipies por e nje privati. shume bukur deri ketu. TA FUSI ne B….

  7. Do denoncoje ata qe e shemben ne dru se ska arsye tjeter.ka gjetur ramen ky qe i ben kakerdhi se te kercenonte berishen ose liken do i kishte mbire bari 2 metra ne varr.

  8. E kerceno Ramen sepse ka te drejte, se ne drogimin e vendit e fitimin e parase e kane ndare sipas klaneve te tyre e andaj e kerceno e mire ia ben frikacakut por mos te na mburret shume ne kete sipermarrje qe ka bere per gazete e kuqaleve te rreces se tije, pa i dale tymi mire nga prokuroria, pavaresisht se ne dosjen e ketij skuthi eshte futur shume goma fshirese. Kjo rrace e ketyre keshtu jane, sepse shkojne sipas ligjit te mafijes, e kokat e veta do hane si kope ujqerish te uritur qe hane vehten.

  9. A mund te behesh sipermarres kur je ne proces hetimi, dhe me dosje> Cudite vetem ketu ndodhin, por kjo mund te jete taktike e vete pushtetit per te pare pulsin e njerezve dhe alibine e devijimit per ta denuar. Edhe e bejne, sepse jane mjeshtra te fallsifikimit te realitetit e te fakteve. Te pa pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *