• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool poker, Shaqiri nxeh motorët për Beogradin

Sport, Video



Nuk ndalet Liverpool, që kundër Cardiff City ruan pathyeshmërinë dhe njëkohësisht kreun e klasifikimit, me një poker ku protagonistë ishin të gjithë sulmuesit e skuadrës së Jurgen Kloop. Në gol edhe Shaqiri, pavarësisht se hyri në fushë si zëvendësues. Kosovari tregoi se është gati për të përballuar ferrin e Beogradit, ku të Kuqtë të udhëtojnë për ndeshjen e kthimit me Crvena Zvezda.

Vetëm 10 minuta iu deshën Mohamed Salah për të hapur serinë e golave në Anfield Road. Faraoni ndoqi mirë aksionin për të kaluar në avantazh Liverpool, ndeshja e të cilëve u bë dishezë tashmë.

Mane me dy gola kompletoi pokerin e skuadrës së Klopp, që është skuadra me sulmin e katërt më të mirë të Premier League me 20 gola të shënuar në 10 javë kampionat.

Të kuqtë kaluan të jenë mbrojtja e dytë më pak e mundur e kampionatit, vetëm pas golit të uellsianëve, në minutën e 77 me Paterson, duke i lënë shkallën më të lartë të podiumit Manchester City me një gol më pak, por me një ndeshje akoma për të luajtur.

Bournemouth, Watford dhe Brighton janë skuadrat e tjera që kanë fituar sfidat e tyre, për javën e 10 të kampionatit ku është regjistruar vetëm një barazim, ai mes Southampton e Neëcastle, që merr pikën e tretë në 10 ndeshje.

REZULTATET E NDESHJEVE
England – Premier League
Brighton & Hove Albion 1 – 0 Wolverhampton Wanderers
Fulham 0 – 3 AFC Bournemouth
Liverpool 4 – 1 Cardiff City
Southampton 0 – 0 Newcastle United
Watford 3 – 0 Huddersfield Town

RENDITJA
1 Liverpool 26
2 Manchester City 23
3 Chelsea 21
4 Arsenal 21
5 Tottenham Hotspur 21
6 AFC Bournemouth 20
7 Watford 19
8 Everton 15
9 Wolverhampton Wanderers 15
10 Manchester United 14
11 Brighton & Hove Albion 14
12 Leicester City 12
13 Burnley 8
14 West Ham United 7
15 Crystal Palace 7
16 Southampton 7
17 Cardiff City 5
18 Fulham 5
19 Newcastle United 3
20 Huddersfield Town 3



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *