• |
ide | kryesore

Video/ Shtatë si CR7, Juventus përmbys Empolin

Sport



Tre ndeshjet e para pa shënuar në kampionat dhe u bë menjëherë dramë. Cdo vonesë në takimin me golin bëhet e rëndësishme, kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon. Por në fund vlejnë numrat dhe me përmbysjen në Empoli portugezi arrin numrin që mban në fanellë të golave në Serie A. 10 ndeshje e 7 gola për CR7, e tani nuk ka pikë dyshimi, se Angli, Spanjë apo Itali nuk përbën asnjë problem për kampionin, edhe kur moshën e ka 33 vjecare.

Empoli ndoshta edhe shpresoi kur kaloi në avantazh përballë Juventus. Caputo festoi, ashtu si është normal të festosh kur i shënon mbrojtjes më të mirë të kampionatit, e një skuadre që nuk e njeh humbjen në 13 ndeshjet e para të sezonit.

Deri kur Cristiano Ronaldo vendosi të tërheqë për dore një skuadër, që u godit disi moralisht. Nga pika e bardhë, portugezi nuk kishte shënuar ende, por Dybala ia dha mundësinë në minutën e 54, mundësi që natyrisht CR7 nuk e coi dëm.

Por perlën Cristiano e kishte lënë për më vonë, kur siluroi nga 20 metra me një të djathtë potente, që nuk i la asnjë mundësi Provedel. 7 gola u bënë tashmë në 10 ndeshje, një debutim kështu ishte i pritshëm për një lojtar që ka fituar 5 herë Topin e Artë, por përsëri bën jehonë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *