• |
ide | kryesore

Zëvendëson Fatmir Xhafajn si ministër, kush është Gjeneral Sandër Lleshi

Lajme, Të fundit



Sandër Lleshi do të jetë pasuesi i Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme. Lajmin e konfirmon kryeministri Edi Rama. Lleshi ka një karrierë të gjatë ushtarake. Një moment interesant ka qenë në vitin 2012, kur emri i tij ishte propozuar nga Ismail Kadare te Edi Rama si kandidat për President i e Republikës, por që nuk u pranua nga mazhornaca e asaj kohe, PD-LSI. Prej vitit 2013 Lleshi u emërua këshilltar për sigurinë i kryeministrit Edi Rama.

Mban prej vitit 2010 postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.

Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinw Ushtarake. Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani. Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani; Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.



7 Comments

    1. gr-pikrish gavra e rames .ky lleshi i qnef negjmije leshi esht si rama dhjerje stalini shkollen e ka ber tek kristaq stalini e spiro kolek lenini.me ket mut don te ben rama shtet ,ende me komunist ti kujton se behet shtet,nuk ju mjaftoi enveri,ramizi,mehmeti,ruqi,baba taku,gjinushi,dokle,gjelil gjoni,kristaq rama,spiro kileka,xhafa por edhe bijet e tyre monstra ti zgjidhni.ik pirdhu.

  1. A nuk e kuptoni qe nje shtet tjeter ka dhene urdher per te vendosur kete njeri? S’e kuptoni qe Liderit Tuaj Suprem po i dridhen citjanet?

  2. Nuk behet shtet me Lesh, Mark apo Prel. Njesoj si ne kohen e Enverit qe vinte derdimene qe ti komandonte kollaj. E njejta skeme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *