• |
ide | kryesore

A mund ta shpëlajë Zëri i Popullit Saimir Tahirin?

Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri është një nga personazhet e konsoliduar të kronikës së zezë. Përkrah emrit të tij, në shkrimet dhe raportimet në media gjen thuajse gjithnjë fjalët kanabis, drogë, trafik, banda, Habilaj etj.

Që kur e akuzuan për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal, ish-ministri i Brendshëm bëri një kapërcim në edicionin e lajmeve, nga rubrika e politikës tek ajo e aktualitetit, duke ia telendisur imazhin e ngritur me mund si politikan.

Por një vendim i fundit që ka marrë Tahiri, tregon se ish ministri ende nuk i ka humbur shpresat për t’u rikthyer në politikë. Së fundmi ka marrë një nismë për të hapur një media elektronike dhe të shkruar me emrin “Zëri i Popullit”. Askush nuk e vë në diskutim që kjo nuk buron nga asnjë vokacion i papritur i Tahirit për t’iu përkushtuar gazetarisë. Eshtë thjeshte dhe vetëm një përpjekje për t’u rikthyer “i pastruar” në jetën publike, një tentativë për t’u katapultuar sërish në rubrikën e politikës dhe për të rigjetur një vend mes socialistëve përmes “Zërit të Popullit”.

Pavarësisht se mbetet nën hetim nga Krimet e Rënda, për Tahirin problemet me drejtësinë mund të konsiderohen të mbyllura, për sa kohë prokuroria e Arta Markut e ka treguar se nuk ka asnjë vullnet të “qëllojë ndonjë gurë drejt shtëpisë së socialistëve”.

Dhe i sigurtë se i ka mbyllur hesapet me prokurorinë, Tahiri po kërkon ta përdorë Zërin e Popullit si letër higjenike, me të cilën mund të pastrojë diçka nga skandali i Habilajve që shpërtheu nga hetimet e prokurorisë së Katanias dhe denoncimet e Dritan Zaganit.

A do t’ia dalë ish ministri të na fshijë nga memorja skandalin e Habilajve? Koha ka treguar se partitë janë plot me fanatikë dhe mendje të sëmura, ndërsa kjo këmbëngulje e Tahirit për t’u rikthyer një arsye duhet ta ketë.



6 Comments

  1. Nuk e ka ne dore arta fshatarja fatin e tahirit.e ka ambasadorja e re amerikane.po vendosen amerikanet qe qorri duhet te shkoje ne burg do shkoje si çeçua dhe le te fshije bythen me gazeten e tij flete rrufe.boll me karshillëk se eshte bere muti mullar ne kete vend te degraduar.

  2. Normal qe nje kriminel do ngreje nje gazete kriminale.Tregonte nje I burgosur politik;”Nuk ishte asgje supa qe hanim,nuk ishin asgje vagonet qe mbushnim me baker,nuk eshte asgje biruca,nuk ishin asgje turturat.Me e padurushmja,me mizorja,me torturuesja,me poshteruesja, ishte Kur Ne burg Na lexonin Zerin e Popullit dhe veprat e Hoxhes.

  3. kokpalare,bastard,shizofren idiot,debil etj jan dhjerjet e stalinit,mao LUU ce dunit mugoshes,popoviqit,titos,enverit,ramizit,ruqit,kristaq rames,spiro kolekes,gjinushit,gjelil gjonit baba takut etj sa kujtojn se mutin me mut duhet lar dhe ju del mjalt.pra kujtojn bastardet si ne matematik qe minus shto minus bejn plus ose anasjelltas.pra qelbesirat presin qe nga zeri i mutit i vjeter +zeri i mutit i ri del ndonji lulzim bash,por ketyre po ju del sa her bejn mbledhjen mut i vjeter +mut i ri ju del rrahman rraj,mut i vjeter + mut i ri ju del geron e fatmir xhafa,mut i vjeter +mut i ri ne katror ju del edvin,olsi,geron dhe linda xhillari.mut i vjeter + mut i ri ne kub ju del ter familja ndoka e keshtu me radh.

  4. “A mund ta shpëlajë Zeri i Popullit Saimir Tahirin ?”
    Më duket si i dyshimtë konteksti i kësaj pyetje.
    Formuluesi i saj mos ka dashur të thotë me këtë se ordineri Saje duke dalë me gazetën e Enver Hoxhës, mund të shplajë horllëqet e tij ?.
    Është krejtë e kundërta.
    Titulli më i saktë i këtij lajmi duhet të ishte se Sajmir Tahiri, shkoi ku e ka vendin, tek gazeta kriminale e Emver Hoxhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *