• |
ide | kryesore

Basha beson se Fatmir Xhafaj u largua nga dosja e Babales

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se shkak për largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra ishte dosja e Babales dhe frika e tij nga hetimet e kësaj çështjeje.

“Largimi i tij, ndryshe nga ç’përpiqet ta shesë propaganda e Rilindjes është rezultat i një dhe vetëm një faktori. Prej ditës së parë në atë karrige, kishte vetëm një merak; Si të shpëtonte të vëllain të dënuar për drogë. Dhe Fatmir Xhafaj i cili është larguar i shkatërruar. A keni dëgjuar të artikulojë një arsye se pse u dorëhoq nga detyra e Ministri të Brendshëm? E ka mbytur me terrin mediatik, me lloj lloj justifikimesh e barcaletash. Fatmir Xhafaj u largua nga frika e përballjes me përgjegjësinë e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliut dhe njerëzit e tjerë që janë të përfshirë në manipulimin e dosjes. Një ministër që përfshihet në manpulimin e një dosjeje hetimore duhet të shkojë para drejtësisë, Fatmir Xhafaj u largua për t’i bërë bisht përgjegjësisë hetimit të dosjes së vëllait të tij, e cila u bë publike falë qëndresës së opozitës”, tha Basha.

Dosja për të cilën flet Lulzim Basha është ajo e Albert Veliut, i njohur ndryshe si Babalja. Opozita ka nxjerrë bllof dëshmitarin Alfred Veliu me një video ku ai tregon se si ishte manipuluar dhe i ishin ofruar para për të pranuar aktrimin e vëllait të Fatmir Xhafajt.

Vetëm se sipas arsyetimit të Lulzim Bashës, rezulton se Fatmir Xhafaj pati frikë nga Arta Marku dhe prokurorët e saj dhe për këtë arsye dha dorëheqjen. Ky version nuk duket shumë i besueshëm, pasi Arta Marku ka pranuar të rreshtohet mes vartësve të tjerë të Fatmir Xhafajt që në fillim të detyrës së saj.



5 Comments

  1. arta marku as nuk tenton ta hap qeshtjen sepse edhe ajo duhet te ik me ramen dhe veliun polic .ta zem qeshtja shkon ne gjykaten e strasburgut ku do futet arta marku,edvini,xhafa ,polic veliu.ata te strasburgut do marrin zerat e babales ,geron xhafes,fredi alizotit dhe do bejn krahasimin ne nje labirator evropjan.dhe kur te del qe agroni esht agron,prokurori osman dhe kryepolic ardi veliu as qenefi nuk do ti nxen,ia perbij vetem arta marku ter at mut pastaj.

    1. Ky gezon respekt ne popull sado ta shajn dhe te duan ti ulin punen. Ka bere per kete vend ate qe nuk u be per 25 vjet dhe jo per kto budalliqe qe thua ti

    2. Ky eshte ai ministri qe shkaterroi grupet kriminale brenda nje nate dhe ky eshte ai ministri qe zhduku kanabisin nga shqiperia

  2. Ari te shoh te pakten edhe nja 8 vjet, duke pellitur ketu bashke me Shurrllakun. Megjithse nuk arrij dot ti lexoj komentet, me behet qefi kur shohe emrin tend se e di qe je ne momente shkallimi kur shkruan. Mos e rruaj se edhe 8 vjet ne kete gjendje do jesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *