• |
ide | kryesore

Çfarë shkruajnë mediat greke pas vrasjes së 35-vjeçarit Kaçifa

Lajme, Të fundit



Incidenti i ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bularat, ku Kostandinos Kaçifa hapi zjarr ndaj policisë, padyshim ka shtuar tensionet mes dy vendeve. Autoritetet përkatëse kanë zgjedhur të heshtin, duke u matur mirë në deklaratat që do të mbajnë,  teksa qëndrimi i medias është mjaft i qartë.

Policia e Shtetit në reagimin e saj ka bërë me dije se edhe pse thirrjet për t’u dorëzuar ishin të shumta, 35-vjeçari nuk i ka marrë fare në konsideratë, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur, shkruan Gazeta Shqiptare.

“Bularat, qëllon me armë ndaj policisë dhe terrorizon banorët”, ishte lajmi kryesor në të gjitha mediat shqiptare ditën e sotme.

Por çfarë shkruajnë mediat greke për këtë incident?

“Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është ky titulli i Protothema.

Në artikull shkruhet se: “ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”. 

Po këtij versioni i qëndron edhe “Skai”, duke u shprehur se “është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”.

“Mononeës.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

“Ushtari grek ka vendosur flamurin në varrezat e ushtarëve grek, për të përkujtuar 28 tetorin. Sidoqoftë, policia shqiptare e cila ka hequr flamurin, është shfaqur sërish në vend. Më pas ushtari nisi të qëllojë më kallashnikov”. 

Padyshim qëndrimi i mediave greke është i njëjtë, madje ato i kanë bërë thirrje edhe autoriteteve diplomatike të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen.



5 Comments

  1. Po kur se kapen ta gjalle ta hiqnim zvarre plehren pale sec iu duk vetja se me ketw mund te fitonte ndonje tallon me shum nga greqia po te shpetonte po ce do kerrma iku ngordhi ja befsha mutin si do flej un sonte ….

  2. Ky palo “greku” do kete pasur problème me identitetin e tije, sepse greket nuk i dhjesin fare keta pseudogreket, por i quajne shqiptare dhe i trajtojne si te tille. Problemi eshte se qeverite anti shqiptare i ulin poturet para fqinjeve, sepse jane te shitur e tradhetare. Edhe berisha, ghjithashtu ; deri sa pranoi me gomarllek apo me dashje te ndertoje varre te palogrekeve ne shqiperi. Qevetrite e majta, pastaj nuk ke ç’u thua, ato dihet qe jane tradhetare,mbetet vetem kur edhe shpullaret e se majtesta kuptojne kete.

  3. Paska qene ushtar, qytetar grek, i bie qe nen urdherin e asfalise,,, ky gangster, filo grek,,, te jete udhezuar per te kryer keto trazira ne kete date, se s;ka ndryshe, te behet kaqe trim ne token shqiptare. Dhe mire ka vepruar policia, qe mbasi e ka qelluar ky, e ka vrare, domosdo,,, nuk mund te qellosh mbi policine, e aqe me keq, qe na paska qene edheme dokumente greke, perderisa po e quajne qytetar te tyre. Me qe eshte keshtu, le ta marrin ne greqi kufomen, e ta varrosin me ceremoni, per ta vleresuar, e ti japin titulli””’Deshmor i voriepirit, se keshtu ka shume per greket . Na eshte bere kjogreqia si hajduti i shtepise, e s;podime kush na vjedh, sepse shteti yne ne shume raste eshte treguar inferior ndaj tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *