• |
ide | kryesore

E ëma e Demit, krenare për rehabilitimin e të bijës

Paparazzi, Slider



Kanë kaluar plot 90 ditë që nga koha kur Demi Lovato u gjet në gjëndje të rëndë mbidoze në shtëpinë e saj në Los Angelos.

Pas atij momenti që mund të përfundonte në tragjedi, këngëtarja iu nënshtrua rehabilitimit për të shpëtuar një herë e mirë nga varësia ndaj drogës. Së fundmi, në një intervistë për Daily Mail, e ëma e këngëtares ka folur hapur rreth problemit të së bijës.

Diana de La Garz, u shpreh shumë krenare për të bijën, dhe gjithçka ka superuar në këto 3 muaj që ajo po rikuperohet. Ndër të tjera ajo thekson faktin e vështirësisë së këtij problemi kur kthehet në një sëmundje të mirëfilltë.

“Ajo ka 90 ditë aty, ndaj unë nuk mund të jem më falenderuese ose më krenare, sepse varësia, kur kthehet në sëmundje, është e vështirë. Është aq e rëndë dhe nuk ka një shteg nga i cili mund të dalësh.”  – u shpreh ajo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *