• |
ide | kryesore

Faktet / Si po e shpërdoron Rilindja Kadarenë për krimet e veta

Arkiva, Kryesore



“Mbani gojën! e ka thënë dhe vetë Kadare”. Pra në lojë nuk jeni ju njerzit e vegjël e të zakonshëm që kundërshtoni qeverisjen, por vetë shkrimtari i madh me njohje ndërkombëtare. Kjo është pak a shumë loja që po bën Rilindja së cilës nuk i ka mbetur më asnjë armë për të mbuluar me propogandë mëkatet e saj.

Pak ditë më parë, shërbeu një veprimtari e institutit të studimeve historike Lumo Skëndo, që promovonte vëllimin e tretë të veprës së Mid’hat Frashërit, për ta përdorur Kadarenë për çështjen e shembjes së Tearit Kombëtar. Kadare që ishte i pranishëm në këtë ceremoni, pati shkruar një parathënie të veprës që në vitin 2008. Aty shkrimtari do të shprehej se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që s’ka një teatër dhe se ngrehina aktuale e Teatrit Kombëtar ka shërbyer për të argëtuar ushtarët italianë në kohën e pushtimit. “Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri Popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema “Kosova”, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj”- shkruante Kadare.

Por këto pasazhe te vitit 2008 u rrëmbyen menjëherë nga një sharlatan i klasit të parë si Erion Veliaj.

Pra shiheni me sytë tuaj si e servirin mediat manipulimin e një spekullanti si Veliaj: “Kadare theksoi nevojën për një teatëri të ri” shkruajnë gazetat e kapura nga ai, pa theksuar se kjo është një parathënie e 10 viteve më parë dhe duke e futur shkrimtarin në debatin e ditës, për ta përdorur si alibi për 6 kullat që kërkon të ndërtojë, Veliaj, Rama dhe Shkëlqim Fusha.

Pafytyrësia tejkalon çdo imagjinatë dhe mediat bythëlëpirëse ndaj Veliajt as nuk e vënë trurin në punë qoftë dhe për të përmendur se bëhet fjalë për dy kohë të ndryshme dhe se Ismail Kadare as nuk është prononcuar sot për “sherrin” aktual për shembjen e teatrit.

Mashtrues më me klas se sa kryebashkiaku palaço, Edi Rama përdor manovra pak më të rafinuara. Me legjitimitet tejet të cunguar, pasi i janë rrëzuar dy ministra të brendshëm si njerëz të lidhur me drogën, kryeministri kërkon t’i mbushë mendjen shqiptarëve se i treti, Sandër Leshi, do të jetë i vërteti.

Dhe për këtë i thërret në ndihmë sërish asaj që Kadare ka thënë 6 vite më parë, në kohën kur president u zgjodh Bujar Nishani. Atëherë Ismaili e propozoi ministrin e sotëm të brendëshëm si kandidat për president dhe e argumentoi kështu përzgjedhjen e tij: “Pjesëmarrja dinjitoze e tij në një polemikë me karakter historiko-filozofik për strategjinë ushtarake shqiptare të Mesjetës ka qenë një nga shembujt. Përsa u përket cilësive për President, kam çmuar integritetin moral, paanshmërinë dhe sidomos përkushtimin ndaj detyrës dhe vendit. Për Presidentin e një Shqipërie serioze dhe të moralshme janë të detyrueshme këto cilësi”.

Por kjo histori e vitit 2012, po u serviret sot shqiptarëve sikur Rama ka zgjedhur si ministër që do të luftojë drogën dhe krimin, atë që i ka rekomanduar Kadare. Dhe pothuajse në të gjithë titujt e mediave ku u vu për herë të parë emri i Lleshit, ishte përkrah dhe ai i Kadaresë.

 

Natyrisht, ndryshe nga prestigjatori Veliaj, i cili nuk la shkollë dhe tubim pa e falenderuar shkrimtarin për shembjen e Teatrit, Rama nuk foli me gojën e tij. Këshilltarët e vet mediatikë i ricikluan deklaratat e vjetra në media, duke luajtur me përshtypjen që ajo i linte lexuesve.

Që nga lartësia e talentit dhe moshës së tij, Kadare ndoshta nuk ka dashur të hyjë në këto manipulime meskine dhe për përdorim të ditës. Ai mund ta ketë parë si ofenduese të futet në konflikt me delenxhijtë e vegjël të Rilindjes. Por, Lapsi.al, po i sjell këto fakte në vemendje të publikut, më shumë sesa për të mbrojtur Ismailin, që nuk ka nevojë për këtë, për të pasur respekt për të vërtetën. Atë të vërtetë që nuk ngurojnë t’a përdhunojnë rilindasit qoftë dhe duke përdorur shkrimtarin si mburojë për krimet e tyre.

©Lapsi.al  



19 Comments

  1. kadsre esht i njejti brum si ruqi,baba taku,xhafa,edvin spiro koleka,kristaq rama etj.komunist stalini kukulla jugosllave.kineze dhe ruse.sa her vriste enveri me kristaq ramen ta zem poet dergonte kadaren si dodorlec neper bot tu mbushte mendjen botes se shqiperia eshte parajsa pra edeni ne bot.kadare ja mbathi me te katertat,te bijen ambasadore e roshit,doshit,frrokut,ndokes e rrahman rrahjes dhe qilu goj.ja din negjmija,baba taku e ruqi ter te bemat e kadares,prandaj luajn me te si me ter popullin.

  2. Edhe pas kaq vitesh renie te komunizmit shqiptaret Kane mentalitet tipik komunist.Vec Ne Shqiperi njerezit vazhdojne ta shohin njeriun si zot.Kadare eshte absolut dhe I gjithe pranuar prej te gjitheve si Mesia.Shekspiri,Hygoi,Getja,Kane pasur shume kundershtare dhe qe nuk nuk Kane pasur simpati per ta dhe besoj se Jane ndjere mire dhe per kete fakt.Ketu te gjithe,absolutisht te gjithe,Jane Ne gare kush ti beje lajka dhe llustra Kadarese.Mjerane !

  3. Mbajeni gojen- ka thene Kadare. Pra Andi mbaje gojen sepse eshte t,urp neqoftese te ka ngelur ndonje pike dinjiteti! Andi eshte ne nje nivel me komentuesin “ari”!

  4. E degjut lejfenin? I degjoni kurvat e rilindjes?Ku ka krim intrig dhe grabitje eshte Balla.Ku ka genjeshtra hipokrizi dhe mashtrim eshte Lal Lejfeni.Ku ka bordello dhe kurveri eshte rilindja . Ropt ku ti kini buzkuqe te ripickes.

  5. Kadareja nuk është adoleshente, që po përdoret nga Rama.
    Ai, matufi 82 vjeçar, eshte i perkedheluri i perjetshem i rregjimeve.
    Bythlëpiresi i Todi Lubonjës, Dritëro Agollit, Bashkim dhe Mehmet Shehut, Nexhmije dhe Enver Hoxhës, ka përfituar gjith jetës ato që ka dashur: shtepi ne mes te Tiranes, makinë, udhëtime nëpër botë, dollarë nga botimet jashtë Shqiperise, deputet i kuvendit te Shqiperise, mbrojtje të familjes 100% nga çdo rrezik ordiner apo politik.
    Mbas 1992 i sulmoj dhe i bëri të gjith të lartpërmendurit armiq.
    Tashmë ishin të tjerë persona në shënjestërën e Is.
    Azem Hajdari, Besnik Mustafaj, Sali Berisha etj. Por 1997 nuk i la kohë që ta shpaloste talentin e vet.
    Pas 1998 qeveritë shkonin e vinin, por vetëm një person kishte tashmë gjithmon, pushtet+para.
    Edvin Rama, ministri i kultures, kryebashkiaku, kryeministri.
    Të lajkatoje këtë narzist psikopat, ishte për Kadarenë 1/1000 e asj që duhet të bënte për ish-komshiun te “Sokaku i të Marrëve”.

    U bënë 5 vjet, që kurvarit plak, sikur i ka rënë damllaja. As nuk flet për eksodin e Shqiptarëve, as për drogën e Tahirit, as për gjyqsorin e Fatmirit, as për shitje deti, as për vjedhje buxheti, as për prishje Teatri dhe as për varrosje të Dyrrahut.
    Rëndësi ka që Besiana Kadare është ambasadore e Shqipërisë në OKB .

    1. Nuk e kuptoj nga të vjen ky mllef shumë i ulët për Kadarenë.

      Kadareja është shkrimtari më i madh shqiptar që nga vitet 70, këtë nuk e mohon dot askush me argumente.

      Kadare nuk i është bërë servil askujt e kundërta është e vërtetë, të tjerët kishin nevojë për vëmendjen e tij.
      Shtëpi në mes të Tiranës!!!! Unë njoh edhe shumë të tjerë dhe shumë më pak të rëndësishëm se Kadare që e kanë patur shtëpinë në Qendër.
      Udhëtimet në për botë ka bërë gjysmat e atre që ka qenë i ftuar sepse nuk e lejonte regjimi që e quante shkrimtar borgjez, ndërsa ju sot të përkëdhelurin e regjimit.

      Ashtu si thotë edhe shkrimi rilindja e ka përdorur emrin e Kadaresë së Madh vetëm për përfitimet e veta, dhe jo për ti bërë nder Kadaresë.

      NQS do të kishit qenë më i përmbajtur dhe me fjalë jo fyes, komenti juaj do të kishte tjetër vlerë

  6. Kadarea,ka pare gjithmone interesin e tij.Per kete ka punuar,per kete ka luftuar ,per kete ka shkruar dhe gjithmone,per kete jeton.Fjalet e tij,disa i marrin ,sikur na i ka thene Mesia,por edhe ai ,ja fut kot shpesh here.Nje rast:Teatri kombetar,nuk ka qene me emerin “Kosova”.Kinema Kosova,ka qene ne vendin ku eshte sot selia e PS,dhe ne kete kinema,nuk jane argetuar asnjehere ushtaret italiane.Ata shkonin tek teatri kombetar,qe ne fillim shume tironca,e quanin ,”dopo lavoro”,sic e quanin edhe vete disa italiane (jo te gjithe.).Bile,ne kinema Kosova,jane bere edhe gjygjet e famshme kunder armiqve te “popullit”.Cudi,qe Kadarea nuk e paska mesuar kete gje,kur ka ardhur ne Tirane.Ndersa,tani,ky Kadareja juaj kaq i “madh”,nuk ka thene nje fjale per krimet,kanabisin,ekonomine me PPP e cmendura te Rilindjes,bile as edhe per vete rilindjen.Dhe pse?SEPSE, kjo rilindje,ja ka “sajdisur”te bijen e tij te famshme,duke e bere ambasadore.Pra ja ka mbydhur gojen ketij “gojetari”qe per gjithcka,ka shkruar,por per sa me siper ,asnje fjale te vetme.Desh te na e beje edhe Shqiperine,me nje President ushtarak!!!!Koke e madhe…apo jo?

    1. Por, a e ka mbështetur rilindjen Kadare? Heshtja e Kadaresë është më shumë se fjalët që mund të thonte për kanabisin, krimin, etj

      Sejcili sheh interesin e tij, tregomë një për të kundërtën.

  7. Nuk heqin dorë shqiptarët nga të parët e gjërave në ekstrem bardh e zi. Nuk heqin dorë nga referencat përgjithësuese kështu ka thënë Stalini, Enveri, Çurçilli, Rusvelti apo Bashkimi Sovjetik, BE e SHBA.
    Po me këtë këndvështrimin bardh apo zi në ekstrem shihet edhe shkrimtari më i njohur shqiptar në botë i të gjitha kohërave, Ismail Kadare.
    Kadareja kushedi për të satën herë e ka deklaruar publikisht se ai nuk është njeri i politikës. Ai nuk është gjithashtu as historian, as sociolog e as politolog, por ajo që është edhe më e rëndësishmja, është naive ta konsiderosh Kadarenë si një kundërshtar të ideve komuniste, apo si një shkrimtar me bindje të djathta. Po qe për bindje ideollogjike, Kadareja nuk ka dalë asnjëherë nga kuadri si socialdemokracisë, pra bindje të moderuara të majta . Si shkrimtar i talentuar me tipare të gjeniut, por edhe si një person me inteligjencë të madhe, ai arriti që ti shpëtojë ndëshkimit të diktaturës enveriste,ndonëse në krijimtarinë letrare të asaj kohe ai ja bëri autopsinë kalbësisë së diktaturës më mirë se cilido shkrimtar tjetër. Pikërisht duke përfituar nga formati socialdemokrat i Kadaresë, të tillë fundërina pa asnjë vlerë intelektuale e morale si Rama,Veliaj etj. përfitojnë duke abuzuar se kanë po të njejtin format me te.

  8. Ju te lapsit shkullak merine qe keni per ramen doni tja shfryni kadarese i cili flet rralle por ato qe thote i qendrojne gjate,si psh per teatrin dhe per sandrin.o shkullak shkruaj disa rreshta per darken e fundit ne familjen berisha qe te ftuarit me ne krye sali e zen u ushqyen me luge,piruj,thika te floriri me fature te kripur 250 mije euro,ketij robi nuk i ka thene njeri puna e mbare,ku i ka gjetur valle zeni keto para?kesaj pergjigju shkullak,lere kadarene more urith.

    1. Po ku e ke “mërrine”e Lapsit apo Shkullakut kundër Kadaresë në këtë shkrim o gjë e trashë !
      Shkrimi bën fjalë për krejtë të kundërtën e asaj që shkruan ti.

  9. Luga e florinjte e Xenit te eshte bere fiksim o i paemeri autik i ridhjerjes tone,KA MUNDESI TE TA KENE NGJESHUR MU NE PRAPANICET O PEDERAST I PARTISE

  10. Jeni te paskrupullt doni te fusni ne lojen tuaj te piset edhe Kadarene.Rilindas=llum=funderrine=kazan=tepsi=legen

  11. Vetem enveri do te na udhqente me luge floriri,por saliu dhe zeni e bene realitet,ju skiftera te dale nga bytha e saliut nuk mund te keni tru sepse saliu ja u ka mbushur me sperme vicidoli

    1. Nga gjuha rrugaçërore e ndyrë që përdor, e tregon veten se vjen nga bota e krimit, nga mafia e trafikantëve të drogës Në të njejtën kohë, duke komentuar me sharje të ndyra rrugaçësh për “Saliun” kur shkrimi bën fjalë për një fakt flagrant të abuzimit me gënjeshtra të Veliajt për Kadarenë, e tregon se je thjeshtë një injorant që nuk ta mban të futesh në politikë me argumenta e llogjikë, por vetëm duke lehur si qen rrugësh.

  12. Si shkrimtar I.Kadareja eshte brilant, ne te tjerat…ZERO. Kjo eshte arsyeja qe deri tani nuk ia kane dhene cmimin Nobel ne Letersi…dhe me sa duket nuk ka per ta marre kurre.
    Te dergosh leter oponentit te Edi Rames te heqe dore nga kandidimi per Bashkine e Tiranes eshte skandaloze. Kjo tregon qe i ka mbetur ora tek komunizmi i E Hoxhes. TURP

  13. Dy shtepi ia bene muze, shtepine e Lasgushit e kane mbuluar ferrat. Kur shkon ne Poradec te gjithe thone ishim te Ollga, sikur je ne rusi. Asnje nuk e permend kete poet kozmik. Shtepine e Fishtes po e lene te bjere ne toke. Lexojeni ndonjehere Lasgushin kete vigan qe jetoi mes demoneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *