• |
ide | kryesore

I ati i Lopeteguit: “Im bir u vodh me 50 gola”

Sport



Kur gjërat nuk shkojnë mirë në një skuadër futbolli, zgjidhja më e thjeshtë është ajo e largimit të trajnerit; logjike, duke qenë se nuk mund të ndryshosh gjithë skuadrën. Por sidoqoftë, është e kotë të fajësosh trajnerin për të gjitha fatkeqësitë e klubit, sepse në fushë zbresin lojtarët. Sipas deklaratave të José Antonio Lopetegui, i ati i trajnerit të Real, në Mundo Deportivo, problemi më i madh është mungesa e një goleadori. E thënë ndryshe, mungesa e Cristiano Ronaldo.

Kur një lojtar si CR7 largohet, klubi duhet ta zëvendësojë në mënyrën më të mirë, por kjo në Madrid nuk ndodhi. “Julen duhet të kënaqet me atë që ka në shtëpi”. Këto deklarata të të atit të Lopetegui duken pak si të cuditshme, në kohën kur për tu kënaqur me ato që ka, i biri duhet ta bëjë me profile lojtarësh si Marcelo, Modric, Bale, Benzema, Isco e të tjerët.

Në cdo rast José Antonio rrit dozat: “Ronaldo ishte i zoti […] ka shënuar 50 gola. Por tani, nuk ka një golashënues, sepse nuk u zëvendësua. Flitej për Neymar e ndonjë tjetër, por nuk erdhi askush …djali im u vodh me 50 gola”. Edhe këtu termi “u vodh” mund të tingëllojë i ekzagjeruar, por dicka të vërtetë ka. Benzema, është lojtar i madh por nuk duket në gjendje të zëvendësojë një lojtar shumë të ndryshëm si CR7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *