• |
ide | kryesore

Kush është Vichai Srivaddhanaprabha, pronari i Leicester City

Sport



Në orët e vona të pasdites së të shtunës së 27 tetorit, në parkimin e King Power Stadium të Leicester, është rrëzuar helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha. Nga Anglia nuk kanë ardhur ende lajmet zyrtare mbi identitetin e pasagjerëve, por u ngrit dyshimi se në bord ishte edhe vajza e pronarit, gjë që u sqarua në orët në vijim. Raportet nga Britania mohuan prezencën e vajzës së Vichai Srivaddhanaprabha mes pesë personave që kanë humbur jetën.

Kush është Vichai Srivaddhanaprabha, pronari i Leicester?

Vichai Srivaddhanaprabha, 60 vjeç, është një sipërmarrës tajlandez. Nuk është vetëm pronari i Leicester City, por edhe themeluesi i King Power, grup me seli në Bangkok që merret me menaxhimin e dyqaneve duty-free në aeroporte.

Srivaddhanaprabha ka lindur pikërisht në Bangkok në 4 prill 1958: emri i tij fillimisht ishte Vichai Raksriaksorn, të cilin e ndryshoi në 2012, kur ish-Mbreti i Tajlandës Bhumibol Adulyadej i dhuroi familjes së tij, emrin e ri, që përkthehet “drita e lavdisë progresive”.

Njeriu i pestë më i pasur i Tajlandës në 2018 sipas Forbes, me një pasuri të vlerësuar në 3,8 milionë serlina (rreth 4,2 milionë euro), është edhe i 388 më i pasuri në botë. Ka konsoliduar pasuritë e tij pikërisht falë King Power, që i ka dhënë emrin stadiumit të Leicester.

I martuar me Aimon, me të cilën ka katër fëmijë (Voramas, Apichet, Arunroong e Aiyaëatt), përveç Leicester menaxhon edhe OH Leuven, klub belg.

Kur Srivaddhanaprabha bleu Leicester?

Vichai Srivaddhanaprabha Claudio Ranieri Premier League trophy

Srivaddhanaprabha dhe djali i tij Aiyawatt blenë Leicester City në 2010 për 39 milionë sterlina (rreth 44 milionë euro), kur klubi militonte në Championsship.

Vichai Srivaddhanaprabha u bë president i klubit në shkurt të vitit 2011 në vend të Milan Mandaric, ndërsa Aiyawatt u emërua zv.president. Djali tjetër Apichet, mban rolin e drejtorit ekzekutiv.

Gjatë menaxhimit të Srivaddhanaprabha, Leicester u ngjit në Premier League në 2014, pasi fitoi Championship. Por lavdia e vërtetë erdhi falë titullit të jashtëzakonshëm në 2016 me Claudio Ranieri në drejtim

Në sezonin pasues, veç të tjerave, Leicester luajti në Champions League për herë të parë në historinë e tij. Dhelprat arritën deri në çerekfinale, duke mposhtur Sevilla në raundin e dytë dhe duke u eliminuar pastaj nga Atletico Madrid.

Çfarë është King Power

Leicester City jersey 2018-19

King Power është kompania e themeluar nga Srivaddhanaprabha në Bangkok në vitin 1989. Gjatë viteve është bërë grupi më i madh për menaxhimin e dyqaneve pa doganë i Tajlandës.

Në vitin 2011, King Power u bë sponsor i Leicester City, duke u shfaqur në pjesën e përparme të fanellës së ekipit. Gjithashtu në 2011, i dha emrin “Foxes”, ish-Walkers Stadium.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *