• |
ide | kryesore

“Në 28 tetor mesazhi “Grek ose vdekje”/ Radikali grek paralajmëroi sulmin në Girokastër

Lajme, Të fundit



Kostandinos Kaçifas, 35 vjeçari që po ndiqet nga Renea në fshatrat e Gjirokastrës, duket të jetë një ekstremist grek me bindje radikale, që e kishte planifikuar sulmin ndaj policisë shqiptare këtë 28 tetor. Dita kur në Bularat zhvillohej një festë e qytetarëve me origjinë greke, Kaçifas kishte parashikuar “t’i çonte një mesazh” siç shkruan ai Ciprasit dhe Ramës.

Në profilin e tij në Facebook, Kaçifas ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”. Në njërin prej këtyre, të cilin e ka shkruar ditët e fundit Kaçifas shkruan:

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa  të zotët e shtëpisë. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”

 



8 Comments

  1. ky greku shkruan ne fb cfare te dojen duke bere thirrje per sulme ndaj Shqiperise dhe Shiku fle gjume dhe nuk arrin te zbuloj se kush rrezikon sigurin e vendit,po nuk ka koh se jane duke ruajtur njeri tjeterin dhe kane harruar detyren ligjore qe kane.kjo tregon siguri nga sherbimet inteligjente tonat

  2. Po ku eshte pare ti qellosh policise dhe te mos kesh pasoja, o njerez hapni syte, i thone shtet jo shaka. Mos e perzjeni politiken me cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *