• |
ide | kryesore

Pamje të tragjdisë në Leicester: Në helikopterin e rrëzuar dyshohet të ketë qenë edhe e bija e pronarit tailandez

Sport, Video



Tragjedi në shtëpinë e Leicester. Helikopteri i pronarit të klubit anglez, 60 vjecarit tailandez Vichai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar ndërsa ishte akoma në fazën e ngritjes pranë stadimit të Foxes, King Power Stadium, pas ndeshjes së Premier League kundër West Ham.

Sipas dëshmitarëve, mjeti është rrëzuar në vend parkimin e impiantit, pasi shfaqi shenja të dukshme avarie, shoqëruar me flakë. Mësohet se në bord kanë qenë dy pilotët, vetë Srivaddhanaprabha e ndoshta e bija, por ende nuk ka njoftime nëse ka të mbijetuar. Vetëm se me kalimin e orëve shpresat veniten gjithnjë e më shumë.

Srivaddhanaprabha, që zakonisht largohej nga stadiumi me helikopter, ishte prezente në barazimin 1-1. Në bord zakonisht kanë qenë të paktën 10 persona. E sigurtë që nuk ishte njëri nga djemtë dhe zëvendës presidenti aktual, Aiyaëatt, e drejtori sportiv Jon Rudkin. Ngritja bëhej gjithnjë nga brenda impiantit, por këtë herë dicka shkoi keq sapo ka dalë nga stadiumi. Zona është mbyllur menjëherë, ndërsa stadiumi u evakuua.

Ende nuk dihet nëse ka qenë edhe dikush tjetër nga familja, nga bordi apo staf tjetër i klubit brenda helikopterit pasi që Policia e Anglisë nuk i ka bërë ende detajet e aksidentit publike.

Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë se ai i kishte parë lojtarët e Leicesterit duke dalur me vrap nga stadiumi për te vendi i ngjarjes, duke shtuar se i pari në atë vend kishte arritur portieri Kasper Schmeichel.

Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për klubin e Dhelprave kanë ardhur nga të gjithë ambjenti i futbollit. Sergio Aguero, klubi i West Ham, Liverpool, Manchester United apo Milan janë shprehur se në këtë moment gjendet pranë Lecester.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *