• |
ide | kryesore

Vajza e Vichai Srivaddhnaprabha nuk ishte në helikopterin e Leicester që u rrëzua

Sport



Pronari i Leicester Vichai Srivaddhanaprabha ishte në bordin e helikopterit të tij që u rrëzua jashtë stadiumit King Power, sipas një burimi afër klubit.

Ndërkohë mediat britanike sqarojnë se vazja e tij Voramas Srivaddhnaprabha nuk ishte në bordin e helikoperit.

Fillimisht u aludua për prezencën e saj, por gjithçka është sqaruar me mediat britanike që shkruajnë se 37-vjeçarja nuk ishte ndër pesë personat që gjetën vdekjen.

Srivaddhnaprabha, 61-vjeç, ishte një nga pesë personat në bord së bashku me dy pilotët.

Si zakonisht, miliarderi tajlandez, Srivaddhanaprabha, kishte parë “Dhelprat” në ndeshjen ndaj West Ham e cila u mbyll në barazim 1-1 në Premier League të shtunën.

Më pas ai është nisur si gjithmonë nga stadiumi me helikopterin e tij, i cili është rrëzuar nga një lartësi rreth 200 këmbë për t’u përfshirë nga flakët menjëherë pas rrëzimit.

Ndërkohë gjithashtu është konfirmuar se Aiyaëatt Srivaddhanaprabha, djali i Vichai dhe drejtues i Leicester City, nuk ishte në bordin e helikopterit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *