• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ekstremisti grek hap zjarr kundër policisë në Bularat, mesazhi “Grek ose vdekje”

Kryesore



Një 35-vjeçar me prirje radikale greke ka sulmuar me armë paraditen e sotme policinë, gjatë kohës kur në fshatin Bularat të Gjirokastrës zhvilloheshin festime të minoritetit grek. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, RENEA qëlloi për vdekje Kostandinos Kaçifën.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Sipas policisë, patrulla është qëlluar me armë, sapo makina e policisë kishte ndaluar në fshat. Fatmirësisht asnjë nga policët nuk u qëllua me armë dhe vetëm xhamat e makinës janë thyer.

“Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë” thuhet në njoftimin zyrtar.

Duke parë se 35 vjeçari ishte i armatosur rëndë, në jug të vendit u nisën forcat speciale RENEA. Një helikopter nisi të patrullojë zonën përreth për të kërkuar Kostandinos Kafiças, që ishte zhdukur në fshatrat përreth Gjirokastrës.

Kafiças duket se e kishte planifikuar më parë sulmin me armë ndaj policisë. Në Facebook, kuptohet se ai udhëtonte shpesh drejt Bularatit dhe bënte thirrje për ngritjen e minoritetit në luftë për atë që e quan “Vorio-Epir”. Pavarësisht propagandës dhe aktivitetit ekstremist dhe radikal, Kafiças nuk duket të ketë pasur probleme me policinë apo me organet e tjera ligjzbatuese.

Madje në një status në Facebook, ai kishte paralajmëruar sulmin me armë në 28 tetor, me mesazhin “Grek ose vdekje”.

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa  të zotët e shtëpisë. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”

Menjëherë në rrjetet sociale kanë nisur spekullimet. Duke parë fotot që ka publikuar në Facebook, ekstremisti grek, përflitet se një grup komandosh greke, kanë kaluar kufirin për ta ndihmuar të arratiset. Kjo foto e publikuar disa ditë më parë nga Kafiças në rrjetet sociale, i ka dhënë krahë spekullimeve.



12 Comments

  1. Keta jane “miqt” tane .Lepujt duan te bejene trimin,behet stan me lepuj?Ne kete vend erdhet si sherbetore dhe beni si vendali.Ju qifsha ropt o sherbetore mosmirenjohes.

  2. Hyzmeqaret e bejlereve
    Gjirokastrite.
    Po’ skan faj ketà
    E Ka fajin7501
    Qe i beri pronare ketà muter.

  3. hajde shtet hajde
    pupupupupu cfare turpi
    si e kane katandis kta te kuqt ket vend te shkrete
    ha mut o popull dordolec majtist ha…
    popull i kuq ne mes te europes
    ikni ne siberi me mire

  4. I ngriten varrezat greke, i hoqen breket, tani te hane mut keta politikanet tane te dhjere! Cfare mbjell do korresh. Ky eshte vetem fillimi.

  5. Po ky jevgu Gjirokadyrit i shartuar me greke brri kanstertin. Alvanote te ine mama o pallosh. More ate qe meritove.

  6. Le te dale janullatosi te flase
    Sa shqiptare jame vrare si kafshet dhe ska ngritur zerin kush tani nje qelbesire u vra nga ata dhe ata bejne namin ku jane ata turkofobet qe nje e dy hapen sikur e duanshum vendin e tyre ku jane?
    Greku e serbi kane qene e jane armiku jone pse sja mnajti me turqine po hidhet si k*urva me shqiptaret dhe ne rrime si m*ti gjasme kemi diplomaci fqinjesi etc pordh me rigon e di un si e duan ata po kemi ca plehra qe na qeverisin me nje popull (nje pjes) qe sben diferencen por ca fluturon e ha per fat te keq e si mos na kerkojne llogari ne ata se pse e vrame e qysh e tek po do ta marrin reston dhe keta moterq*rat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *