• |
ide | kryesore

Video/ Napolin nuk humbet, por Juventus ikën larg

F1, Sport, Video



Napoli bën gabimin në shtëpi, në ndeshjen kundër Romës dhe kompromenton keq renditjen, me Juventus që shkëputet fort, pas javës së 10. Gjashtë janë pikët e diferencës me bardhezinjtë, e këtë herë fajin e ka Roma. Në San Paolo verdhekuqtë i shkaktuan probleme të mëdha Carlo Ancelotti, që nga kohët e Romës ka vetëm kujtime të mira, me përjashtim të mbrëmjes së sotme dhe golit të El Sharaawy.

Faraoni realizoi pas 14 minutash, duke ia bërë ndeshjen në ngjitje Napolit, që i provoi të gjitha për të barazuar, pa mundur të kalonte barrierën romane. Vetëm në minutën e 89 Mertens ka sigluar barazimin, duke ndjekur aksionin e gjatë, ku meritë të madhe ka Insigne me një kthesë që befasoi gjithë mbrojtjen e Di Francescos.

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja e Milan, 3-2 përballë Sampdorias. Pas rrëzimit në Europa League, skuadra e Gattuso jep sinjalin që priste tekniku me golat e Cutrone, Higuain e Suso. Sukses i rëndësishëm në zonën e ftohtë të renditjes nga Frosinone, që shkatërron Spal në transfertë, ndërsa dy barazimet e javës kanë rezultatin 2-2 fiksuar në sfidat Sassuolo-Bologna dhe Genoa-Udinese.

REZULTATET
Italy – Serie A
Sassuolo 2 – 2 Bologna
Cagliari 2 – 1 Chievo
Genoa 2 – 2 Udinese
SPAL 0 – 3 Frosinone
Milan 3 – 2 Sampdoria
Napoli 1 – 1 Roma

RENDITJA
1 Juventus 28
2 Napoli 22
3 Inter 19
4 Lazio 18
5 Fiorentina 15
6 Sampdoria 15
7 Milan 15
8 Roma 15
9 Sassuolo 15
10 Torino 14
11 Genoa 14
12 Parma 13
13 Cagliari 13
14 SPAL 12
15 Atalanta 12
16 Bologna 9
17 Udinese 9
18 Empoli 6
19 Frosinone 5
20 Chievo -1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *