• |
ide | kryesore

Analiza e dorëheqjes/ Ditët e fundit të Angela Merkelit

Arkiva, F1, Planet



Kancelarja Angela Merkel i ka njoftuar drejtuesve të partisë së saj se nuk do të kandidojë më në kongresin e CDU në dhjetor. Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje me 10 pikë, Merkel ka thënë se do të vazhdojë të jetë kancelare por nuk do të vërë kandidaturën për kryesimin e kristiandemokratëve, në kongresinë e partisë në dhjetor në Hamburg.

Ky vendim i kancelares 13 vjeçare vjen pas një sërë disfatash me radhë që e kanë dobësuar së tepërmi pozicionin e saj deri më tani të padiskutueshëm. Përpara zgjedhjeve të Hessenit, që ishin një disfatë e dyfishtë për Merkelin sepse aty kandidonte një nga mbështetësit e saj më të fortë, Volker Buffier, aleati i saj bavarez CSU-ja humbi afro 10 pikë më pak në zgjedhjet e këtij landi duke mos siguruar dot as shumicën e nevojshme.

Por përveç rrezultateve zgjedhore dhe rënies në elektorat figura e kancelares ka filluar të kriset edhe brenda forcës së saj politike. Në 25 shtator, gruaja e hekurt mbrojti kandidaturën e një besniku në postin e shefit të grupit parlamentar CDU-CSU që mbështet politikat e qeverisë në Bundestag. Por, Volker Kauder, që e mbante prej 13 vjetësh këtë post, nuk u aprovua nga deputetët dhe u detyrua t’i lërë vendin një deputeti më të ri Ralph Brinkhaus. “Ky ishte një votim për kufizimin e pushtetit tejet personal të kancelares” i tha me këtë rast revistes franceze “Valeurs Actuelles” qe lapsi.al e lexoi, Alexander Kraus, deputet i CDU.

Telashet e Merkelit- që filluan që prej 2015-ës, kur ajo mori vendimin për të pritur 1 milionë refugjatë në vendin e saj-, nuk kanë të sosur. Por, tani kancelarja po bën të gjitha manovrat finale për të siguruar mbijetesën në krye të koalicionit të madh. Dhe kjo fillon me etapën e parë kongresin e kristian demokratëve në Hamburg. Këtë dhjetor, Merkel që për herë të parë nuk do të jetë më në krye të partisë, do të përpiqet të lërë si pasardhëse Annegret Kramp-Karrenbauer, për ti bllokuar rrugën të riut ambicioz që mban postin e ministrit të shëndetësisë, Jens Spahen.

Vetëm nëse mban kontrollin mbi partinë, Anxhela e hekurt, mund të mendojë për koalicionin e madh. Sepse edhe aty nuk është e pamundur që social demokratët- edhe ata në rrënie të lirë në zgjedhjet vendore- të tërhiqen nga qeveria.

“Kjo grua po mendon vetëm për mbijetesën e saj politike, ajo nuk bën më asnjë punë tjetër” ka deklaruar së fundi ish rivali i saj social demokrat për kancelarinë, Martin Shulc. Dhe sipas parashikimeve, Merkel, një takticiene brilante mund t i’a arrijë ta çojë deri në fund edhe këtë mandat, por ky do të ishte një fund jo i lumtur për të djathtën gjermane të qendrës.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Avash avash …. punet e mira kshu e kane …. Jo se na u bo si vjerra shpise …. shko laj sumen ….

  2. Znj.Merkel filloi të humbasë pikë në karrierën e saj të suksesëshme si udhheqëse e së djathtës konservative të moderuar gjermane, pikërisht kur filloi të shfaqë shenja të afrimit të politikës se saj me politikën liberale të majtë.
    Sa i takon politikës së jashtëme, veç problemit të qëndrimit tepër liberal ndaj emigracionit, ishte e pashpjegueshme afrimi i saj me dy politikanë problematike të majtë ballkanikë, Vuçiç i Serbisë e Rama i Shqipërisë dhe veçanërisht marëveshja e qeverisë së saj me qeverinë ruse, për ndërtimin e një gazsjellësi të ri verior, që do ta vejë ekonomine gjermane në një vartësi të madhe nga Rusia.
    Këto politika liberale, ndikuan që në Gjermani si në shumë vende të tjera europiane, të forcoheshte edhe një forcë tjetër e djathte nacionaliste që po etiketohet si populiste e që dukshëm është forcuar vitet e fundit e do të ketë influencat e saj edhe në parlamentin e ardhshëm europian.

  3. respekte , cdo njeri duhet te hape krahun kur e shikon qe vlen me pak se me pare. Tek ne mbahen me thonj pas pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *