• |
ide | kryesore

DETAJE/ Kokaina tek Airbag-u makinës, kush janë 2 trafikantët e arrestuar në Durrës

Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje për arrestimin e dy trafikantëve të kapur me dy kg kokainë mbrëmjen e djeshme tek “Ura e Dajlanit” në Durrës.

Sipas policisë, 29-vjeçari Taulant Lala dhe 22-vjeçari Adnand Bufi u ndaluan nga policia tek “Ura e Dajlanit”, pasi fillimisht nuk i ishin bindur forcave të rendit të ndalonin.

Nga kontrolli në makinën e tyre tip BMW, policia gjeti të fshehur tek AirBag-u dy pako të mbështjella me dy kilogramë kokainë.

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.



4 Comments

    1. duket qe mer vesht nga futbolli o xhixhio, por nga politika she shteti po ta them ne italisht meqe ke emer italian: Non capisci un tubo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *