• |
ide | kryesore

Dorëheqja/ Ç’ndryshon për ne pas perëndimit të Merkel?

Arkiva, Kryesore



Përëndimi i epokës së Anxhela Merkelit, pas vendimit të saj për tu larguar nga kryesimi i CDU-së në dhjetor dhe për të mos ripërsëritur një mandat të ri si kancelare nuk mund të kaloi pa koseguenca edhe në rajonin tonë dhe sidomos për shqipërinë dhe Kosovën. Nismëtarja e procesit të Berlinit, gruaja e fortë që mbështeti së tepërmi në fillimet e tyre në krye të qeverive, Ramën dhe Vuçiçin por që së fundi u ndje e zhgënjyer prej tyre, mund të lërë me mungesën e saj një boshllëk të madh. Së pari, në rastin më të mirë, pas tre vitesh Merkel nuk do të jetë më, po edhe po të qëndrojë deri në fund të mandatit, fuqia e saj për të ndikuar në Europë dhe në politikën ndërkombëtare do të jetë gjithnjë e më e vogël.

Gjthçka duhet të dini për dobsimin e Merkel

Lamtumira e Merkel/ Pas 18 vitesh nuk kandidon më si kryetare e CDU-së

Sipas një analize të gazetari Enver Robelli roli i Anxhela merkelit ka qenë determinnt për rajonin: “Merkel ka qenë një mbështetëse e integrimit të rajonit në Bashkimin Europian. Gjatë qeverisjes së saj Mali i Zi dhe Kosova janë bërë të pavarura, ndërsa Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi janë anëtarësuar në NATO. Kroacia është pranuar edhe në BE. Serbia ka filluar negociatat për anëtarësim në BE, Shqipëria dhe Maqedonia pritet të fillojnë negociatat në vitin e ardhshëm. Me pranimin e gati një milion refugjatëve nga Siria dhe vatrat e tjera të konflikteve Merkel në vitin 2015 ka shmangur një krizë të madhe në Ballkan: shumica e këtyre refugjatëve kanë kaluar nëpër rrugën e ashtuquajtur «shtegu i Ballkanit». Pranimi i refugjatëve ka hasur në rezistencë të madhe nga qarqet nacionaliste në Gjermani dhe nga partia simotër e CDU-së, CSU-ja nga Bavaria. Ky debat e ka dobësuar shumë pozitën e Merkelit” shkruan Robelli në faqen e tij Dialogplus.ch.

Duke analizuar qëndrimin e Berlinit lidhur me marëdhëniet Kosovë Serbi, Robelli shkruan: “Sa i përket Kosovës, Gjermania nën kancelaren Merkel nuk ka qenë aq aktive, së paku jo në krahasim me ndikimin politik që ka ky vend në Europë. Pas vitit 2011, kur Merkel acaroi raportet me kryetarin serb Boris Tadiq, i cili e kundërshtoi kërkesën gjermane për biseda mes Beogradit dhe Prishtinës, Berlini ka përkrahur mjaftz hapur liderin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Tepër gjatë është besuar se Vuçiq si politikan me të kaluar nacionaliste është i gatshëm të bëjë hapa konkretë drejt pranimit të pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur dhe Gjermania prapë e ka toleruar Vuçiqin. Më 2011 Merkel kërkonte nga Serbia njohjen e Kosovës, një vit më parë ministri i saj i jashtëm Guido ëesterëelle kishte thënë qartë gjatë vizitave në Beograd e Prishtinë se kufijtë në Ballkan tashmë janë vizatuar dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim”.

Në fakt, kancelaria me pushtet gjithnjë e më të kufuar, u shndërrua në shpresën e të gjithë atyre shqiptarëve që iu kundërvunë hapur idesë okulte Thaçi – Vuçiç për shkëmbim territoresh dhe një zgjidhje mbi baza etnike të konfliktit. Merkeli doli hapur kundër kësaj nisme të përgatitur në kulisa në trekëndëshin Beograd- Tiranë-Prishtin e cila në ëndërrat më të guximshme përfundonte me projektin e një Shqipërie dhe një Serbe të madhe. Ajo foli me zërin e saj për hapje kutie pandore për Ballkanin, duke iu kthyr kundër të përkëdhelurve të saj të dikurshëm Rama dhe Vuçiç.

“Në vitin 2018 për Kosovën flitet pothuaj vetëm në kontekst të ndarjes apo, siç thuhet, «korrigjimit» të kufijve. Negociatat shumëvjeçare pa cak e pa qëllim përfundimtar, që janë zhvilluar në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së, po i kthehen Kosovës si bumerang. Merkel e ka kundërshtuar ndryshimin e kufijeve, por pa i bërë presion Serbisë për të pranuar Kosovën. Duke qenë se tani ka filluar perëndimi i saj politik, gjasat që Merkel të involvohet në favor të Kosovës dhe të rrisë presionin kundër Beogradit po zvogëlohen. Kjo automatikisht domethënë forcim i atyre që përkrahin idenë e ndarjes e Kosovës” analizon Robelli.

Por nëse në terma afatgjatë perëndimi i Anxhela Merkel mund të ndikojë në kufijtë e rajonit, në afatshkurtër ai mund të jetë një ogur i keq për të gjithë kundërshtarët e udhëheqësve autoritarë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Sepse kancelarja që dikur i përkrahu, tani arriti ti njohë mirë dhe në perudhën e fundit të mandatit të saj, filloi të vërë kufrij të kuq për të ndalur triumfin e demikracive iliberale në Ballkan. Në këtë kuptim dobsimi i pushtetit të saj është një humbje.

©Lapsi.al  



2 Comments

  1. Ka në këtë analizë të rolit të znj.Merkel në politikën europiane, mjaftë arsyetime që i afrohen realiteteve e por sepse të shqetëson shkrimi nga një mungesë e theksuar e korrektimit gjuhësor.

  2. Largimi i Merkel dmth shperberje e europes pak e nga pak. Asgje e mire pas kesaj. Keq e me keq. Po jo per Gjermanine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *