• |
ide | kryesore

Drama Leicester: hetimet nxjerrin në helikopterin e vdekjes edhe një ish-miss tailandeze misterioze

Sport



Në angli vazhdojnë hetimet mbi rrëzimin e helikopterit ku humbi jetën pronari i Leicester Vichai Srivaddhanaprabha , 60 vjec, i martuar e me katër fëmijë. Investiguesit po kërkojnë të kuptojnë arsyet e aksidentit, duke i kushtuar vëmendje të vecantë katër personave në bord, të gjithë të vdekur. Ishte asistentia e Srivaddhanaprabha, piloti dhe e shoqja bashkë-pilote e miss Tailanda, Nursara Sukmanai, edhe ajo e konfirmuar e vdekur.

Në mënyrë të vecantë, është pikërisht prezenca në bord e Suknamai – ish mbretëresha e bukurisë në vend dhe e dyta e renditur në Miss Univers Tailande në 2005 – që ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike. Nuk është i qartë momenti përse Nursara – e famshme për publikun për video mbi yoga e gjimnastikën në Instagram e për foto në ndeshjet e Leicester – ndodhej në bordin e helikopterit që po i drejtohej aeroportit të Luton, nga ku më pas pronari i Foxes do të merrte avionin për Tailandë.

Hetimet po përqendrohen edhe për shkaqet e përplasjes: dëshmitarët kanë treguar se kanë parë helikopterin të jepte shenja avarie me një motor të bllokuar, pas ngritjes nga stadium përpara se të rrëzohej dhe të merrte flakë në zonën e parkimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *