• |
ide | kryesore

Dule reagon pas vrasjes së minoritarit grek: Policia të mbajë përgjegjësi

Lajme, Të fundit



Pas vrasjes së minoritarit grek dje në Bularat të Gjirokastrës, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka bërë thirrje për ruajtjen e gjakftohtësisë.

Pak pasi shkoi për ngushëllim në familjen e Konstantinos Katsifas, Dule kërkoi para mediave transparencë për ngjarjen në fjalë, ndërsa shtoi se policia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Cilat ishin rrethanat dhe nga kush u mor vendimi për të dhënë një vendim dhe një zgjidhje fatale? Në një kohë që ekzistonin mesa shprehen specialistë, mënyra të tjera që do të garantonin jetën e tij” – u shpreh Dule.

Kreu i PBDNJ shtoi se duhet të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore e përbashkët me shtetin grek si dhe duhet marrë mendimi i ekspertëve europianë.

“Policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacionin e saj të djeshëm. Duhet që të jemi të ndërgjegjshëm për pikëpyetjet që si në këtë rast, por edhe në rastet të tjera, çdo qyetar ka për policinë e vendit tonë. Në këto kushte është e domosdoshme që duke qenë se kemi edhe rastin e nënshtetësisë për të ndjerin, që ekspertiza mjeko-ligjore të jetë e përbashkët edhe me një ekspert nga shteti grek ku në të njëttin kohë ishte shtetas. Por në të njëjtën kohë kërkohet që këtij procesi t’i jepet besueshmëria të ketë garancinë dhe mendimin dhe vlerësimin e ekspertëve europianë”, – u shpreh Vangjel Dule.



9 Comments

  1. Doli dhe ambasadori i greqise ne shqiperi, ku kane goje dhe flasin dhe kto per te drejta minoritetesh ku sa e sa here kane bere qe sy dhe zemra nenash te lotojn nga vuajtja e humbjes se femijeve dhe njerezve te tyre te dashur. Gjithsesi per rastin e djeshem nje bravo per policine e shtetit dhe rrepartin RRENEA per tgjitha veprimet e kryera me profesionalizem.

    1. o dule tani qe vet grekerit pohuan me gojen e vet ,per korrupsion te organizuar,,kjo tregon se ju bashke me gjith agjenturat pro jush u zhveshet lakuriq ,tani ka filluar rragimi 18 milion shqiptareve ne mbare boten un mendoj qe ne shqiperi me zgjellje me kete klase politike nuk do ket tani do ket vetem pergjegjsit do tu kthehen ne llogari,kush ka bere padrejtesi do paguaj kurse vullneti 18 milion shqiptare do vendose te zotin e keti vendi qe gjitheve do tu tregojne vendin qe meritojne duke filluar nga ty i pari, keni luajtur nje shekull me shqiptaret ne menyre te organizuar dhe mos mendoni se do dilni pa cmim

  2. o Dule hajde ne amerike dhe beji keto deklarata per dike qe qellon mbi policine dhe do ta shikosh pidhein e sateme o idiot. Ne cfare shteti te botes ka parti minoriteti sic je ti me plere , por ske faj se ne akoma skemi shtet

  3. Nga deklaratat e nje gjakprishuri si Dule, duket qarte cfare shteti dhe shoqeri ne degradim jemi ne! Te lejosh te kthehet ne hero nje terrorist filogrek eshte nje cenim i paprecedent dhe flagrant per sigurine e nje vendi te lire dhe demokratik. Po te ishte nje Tiranas, nje Kuksian apo cdo qytetar i Shqiperise gjithashtu do kishte te njejtin fat si ky paramilitari nese prish rendin publik dhe terrorizon banoret apo autoritetet ligjzbatuese i armatusor. Flamujt Grek te vendosur pa leje dhe pa autorizim kane qellime antishqipetare dhe aneksuese te dirigjuara nga qeveria greke historikisht. Kete e konfirmon dhe ardhje e Cipras per ngushellim, prandaj nuk duhen lejuar keta hiena te vene ne rrezik sigurine kombetare dhe dinjitetitn tone.

  4. Ky duhet arrestuar ose perzene nga shqiperia, mos them qe e do plumbin ne balle se e bejne hero hienat pastaj dhe e varrosin tek te renet e luftes

  5. Fakt i pranuar dhe nga greket, qe provohet kollaj eshte, qe ky djali ka qelluar ndaj makines se policise. Besoj se kaq mjafton , per te kuptuar rrezikshmerine e tij, dhe gjithashtu fundin qe e priste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *