• |
ide | kryesore

F1, numrat e kampionit: Hamilton barazon Fangio e tani ka në shënjestër Schumacher

Sport



Titulli i pestë Botëror për Lewis Hamilton: që arrin kështu Juan Manuel Fangio, duke lënë pas Alain Prost e, për ironi të fatit, Sebastian Vettel. Britaniku ka triumfuar për herë të katërt në pesë sezonet e fundit, duke konfirmuar edhe njëherë potencën e Mercedes, pavarësish se Ferrari për një periudhë të gjatë dha impresionin se e kishte kaluar diferencën ndarëse.

Në këtë sezon Lewis forcoi lidershipin e tij si piloti më i mirë në historinë e F1, për pole position, duke u shkëputur nga Schumacher për numrin e nisjeve nga vija e parë (129 me 116). Tre rekorde të tjera të gjermanit janë tani në shënjstër të Hamilton, duke marrë në konsideratë faktin se do të garojë të paktën deri në 2020: ai i podiumeve në total, i fitoreve totale e, natyrisht ai i titujve kampionë. Shtatë yjet që ndriconin në kaskën e Schumi, nuk janë më një mirazh.

KARRIERA E HAMILTON

NUMRAT E KAMPIONEVE TE FORMULA 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *