• |
ide | kryesore

Italianët mbyllin hetimet për Tahirin/ Ish ministri i shpëton gjykimit në vendin fqinj

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për ish – ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Televizioni Klan disponon dosjen e plotë me hetimin e kryer nga Prokuroria e Antimafias në Itali dhe vendimin e marrë nga Gjykata e Katanias.

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Tv Klan, rezulton se Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias Italiane në dt. 27.10.2017, vetëm 3 ditë pasi doli në konferencën për shtyp ku nxorri dokumentin zyrtar, sipas të cilit nuk ishte në hetim në Itali e ku njëkohësisht deklaroi se ai vetë do të kërkonte përmes avokatëve të tij që krahas hetimit të hapur ndaj tij në Shqipëri, të hetohej edhe në Itali.

Në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë ish – ministrin Tahiri.

“Për sa më sipër, megjithëse nuk ka dyshim për citimet e bëra nga Moisi Habilaj gjatë bisedave të përgjuara, veçanërisht ku përmend se ka për t’i dhënë 30.000 Euro SAIMIR –it, ose në pjesët ku flet për blerjen e bizhuterive për bashkëshorten dhe nënë e Saimir Tahirit, në vlerësimin e prokurorisë, në mungesë të provave të vlefshme nuk rezulton të ketë elementë të përshtatshëm për të mbështetur akuzën në fjalë. Në bazë nenit 408 të Kodit të Procedurës Penale -125 të dekretit legjislativ 217/1989, kërkon që gjyqtari i hetimeve paraprake në këtë rast të vendosë për arkivimin e këtij procedimi dhe për rrjedhojë të urdhërojë kthimin e akteve të kësaj zyre”.

Në 19.03.2018, vetë Prokurori i Republikës Carmelo Petralia konfirmon kërkesën e Prokurorit të Antimafias Andrea Bonomo për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës.

Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Catanias, me gjyqtare Loredana Pezzino, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se:

“Gjyqtari, mbi bazën e kërkesës së mësipërme të pushimit, e cila pranohet, duke iu përmbajtur në mënyrë të plotë arsyetimit:

PËR KËTO ARSYE

Në bazë të neneve 409-411 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi pushimin e procedimit objekt shqyrtimi dhe kthimin e akteve Prokurorit, duke autorizuar që nga ky moment lëshimin e kopjes së këtij urdhri si dhe të akteve të fashikullit për të hetuarit, personat e dëmtuar si dhe mbrojtësve të emëruar apo të pajisur me prokurë”.

Në dosjen që disponon Tv Klan, rezulton se Prokuroria Antimafia e Catanias ka verifikuar gjithçka dilnin si të dhëna nga përgjimet e Habilajve, veçanërisht pjesët që dukej se implikonin Saimir Tahirin, si blerja e bizhuterive për familjarët e Tahirit, blerja e një kostumi për vetë Tahirin dhe verifikimin përmes Interpolit të të gjitha hyrje – daljeve të Tahirit në zonën Shengen dhe mundësinë që në ndonjë prej udhëtimeve të ishte i shoqëruar me Habilajt.

Në përfundim të shqyrtimit të provave, rezulton se Hetimet e Prokurorisë Antimafia të Catania për çështjet që përmendeshin në përgjimet e Habilajve, kanë dhënë rezultat negativ.

Si në rastin e bizhuterive ashtu dhe të kostumit, siç përmendej në përgjimet e Habilajve, Prokuroria Antimafia e Katanias ka sekuestruar veç faturave fiskale edhe librin ditor të shitjeve, si dhe kamerat e sigurisë në dyqanet e përmendura dhe tabulatet telefonike të pronarëve të dyqaneve përkatëse.

Gjithashtu veç pronarëve, janë pyetur edhe shitësit në këto dyqane, ndërkohë që për hyrje daljet e Tahirit në zonën Shengen, verifikimet i ka bërë Guardia di Finanza nëpërmjet Interpolit.

Në dosje, të gjitha verifikimet kanë dhënë rezultat negativ, çka ka detyruar Prokurorinë e Antimafias e më pas Gjykatën që t’i mbyllë hetimet për ish – ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet edhe në Shqipëri, për implikim të tij në trafik narkotikësh me grupin e Habilajve./Tv Klan



13 Comments

  1. Ca kokpidha jeni ju te lapsit, po si thoni
    I SHPETON
    Dmth ju e fajsoni por ai ja hodhi dhe kujt Drejtesise Italiane
    O qija ropt pafytyrsia juaj kalon cdo cak njerzor, jeni me poshte se krimbat

  2. Krimin tahiri e ka kryer ne shqiperi dhe ketu duhet te vuaje denimin.boll me keta krimba qe nuk jane as nje meter e gjeysem si dako,saje qorri e taulant balla.per keta ose burg ose eliminim fizik.eshte mbushur kupa

  3. Tani saliu,luli sali anji manjani,mona skifteret dobicat kopilat urithat komunistet e rinj te pd te gjithe keta rrace muti te kerkojne falje gjykata e dha vendimin,kur flet gjykata ju o plehra duhet ta mbyllni bucen e felliqur

  4. O -AUTIK-paske harruar lugen e floririt -xenin ne kete koment o -gay-,meso te komentosh o kopili i ridhjerjes pastaj shkruaj se na turperove partine -socihale—iste.

  5. Ja ku doli dhe xhevahiri i Sajes sot 🙂

    Saimir Tahiri eshte i perlyer sa me ska kjo dihet boterisht.

    Fakti qe prokuroria e Katanias ne lidhje me kete ceshtje dhe te lidhur VECANERISHT me kete ne ITALI nuk heton me tej, per arsye te sajat. Dmth nese doni qe ministri juaj te denohet hetojeni dhe denojeni vete , ne habilajt i futem brenda sepse na mbushen me droge. Habilajt veprojne me mbeshtetje, s’ eshte puna jone e ITALISE te merremi me politikane ne Shqiperi.
    Dhe kjo ka ndodhur shume here ne Europe per persona politike te Shqiperise Sdo te thote qe Sajmiri eshte i pafajshem

    Presim lajme te tjera. Parashikohet qe Prokuroria e Krimeve te Renda te kerkoje pushimin e hetimit ne Shqiperi gjithashtu.

    Ne nje kontekst tjeter , Tahiri na dolli i virgjer perseri 😀

    Nga ministrat me i miri sec na dolli o sajmir tahiri , o cucurop moj o cucurop

  6. Ca fitoreje bravo.tani ngri edi ramen nga karrikja dhe merja Se e meriton .dhe gjith ata legenat qe lefnin me te fut me burg ta qepin Se nqs eshte nje shtet apo krahine ne bote ekperte per te vertetuar organizaten kriminale eshte magistratura e sicilise.bravo hallall

    1. o fugshpum i vogel, ca krimi ka kryer sajmiri ne itali qe ta hetojne ata ??? krimin atje e kane bere habilajt dhe partnerett italiane, te cilet jane ne burg.

      eh sa te thella qe paskan qene keto pune 🙂

  7. Lerini prrallat e Klanit. Tahiri nuk ka kryer asnje veper penale ne Itali qe te kete hetim nga keta te fundit. Kjo nuk provon asgje.

  8. Nga Basir Çollaku

    Si do te pyeste Ambasada Amerikane në Tiranë pas rishfaqjes se Tahirit..?!?!

    LEXO EDHE:
    VIDEO/ Nga Greqia vijnë thirrje lufte: Ti shfarosim shqiptarët
    A ka presion dhe a po ofrohen para..?!?!

    Edhe vendimin e Antimafias Italiane të Prokurorisë dhe më pas Gjykatës së Catanias, e ka parë Edi Rama..!!!

    Ndaj lajmërohen Krimet e Rënda se duhet sajuar pafajësia në Tiranë, ashtu siç ai e ka parë…Sajmir Tahiri nuk ka bërë trafik në Itali. Krimet e Rënda e akuzojnë për përfshirje dhe mbështetje të organizatës ‘Habilaj’ në Shqipëri.

    Nëse Antimafia italiane ka hetuar për kostume dhe atlete dhe nuk ka gjetur indicie ne 5 muaj, Krimet e Rënda kanë të tjera prova:

    Sota,

    Tenderat e tij dhe Kurum,

    863 mijë eurot,

    Nazer Seiti,

    Drejtoret e policisë në kërkim,

    Patentat dhe skafet…

    Kjo është çështja e nxehte e radhës ku jepet porosi qeveritare për vendimmarrjen.

    Kujtojmë se çfarë tha ish-ambasadori amerikan Donald Lu, një ditë para se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë, të ndryshonte masën e sigurisë për Tahirin.

    Donal Lu tha një ditë para vendimit se Ambasada Amerikane, kishte informacione se mbi gjykatësit po ushtrohej presion dhe po ofroheshin ryshfete!!! Po jepeshin para..!!!?!!!!

    Dhe vendimi shkoi në kahun e dyshimit amerikan dhe favor të ish-ministrit. Ngjarja po përsëritet. Çfarëdo pretendimi të ketë dërguar Tahiri në Prokurori, nuk është personi në hetim që heton vetveten.

    Nëse ai dhe mbrojtësi i tij ligjor kanë prova, të cilat sigurisht merren në formën e kërkuar nga ligji, përcillen në Gjykatë. Ajo do të vlerësojë pranueshmërinë ose jo, vlefshmërinë ose jo, për ta përfshirë në dosje dhe vendimmarrje më pas. Sepse fajësia e ish-ministrit është fajësi e Kryeministrit.

    Pyetja amerikane në këtë rast përsëritët: A po ushtrohet presion dhe ofrohet ryshfet mbi prokurorë dhe gjykatës të Krimeve të Rënda për të pafajësuar Saimir Tahirin?!?!

    Nëse do të ishte përgjigje amerikane me informacion të dalë prej burimeve të tyre, përgjigja anon nga PO-ja.

    Kjo pyetje e Ambasadës Amerikane në Tiranë, mund të ripërsëritet po nga Ambasada, megjithë mungesën e titullarit!!

    Sepse sipas arkivit të tyre informativ, ka prokurorë e gjykatës që e kanë ngrënë joshjen më përpara..!

  9. HAHAHAHA dmth sipas komentusave te lapsit, Tahiri paska bere trafik brenda per brenda shqiperise, trafik per tregun vendas, pika mu ne byth ku lexoni akoma kte portal bythqir

    1. Nqs se nuk kupton gjë do të thotë se je idiot, por nqs kupton po bën sikur nuk kupton je qelbësirë rilindase.

      Më mirë është të jesh idiot se……

  10. O 1234, si gjithmone dangall ne komentet e tua. Tahiri akuzohet se ka favorizuar trafikante dhe jo qe ka bere trafik vete. Ai ka patur lidhje me trafikantet dhe minimumi duhet te ishte ne biruce, sepse ka qene minister i brendshem dhe jo roje vreshti

  11. Ne rresht dhe nje nga nje hapni bythen qe tahiri tju kaleroje deri sa te kenaqeni ju skiftera dhe pastaj mbyllni bucet tuaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *