• |
ide | kryesore

Jeff Bezos tregon thënien frymëzuese të jetës së tij

Paparazzi, Slider



Jeff Bezos, themeluesi i rrjetit më të madh të blerjeve online “Amazon”  renditet nga Forbes si një ndër njerëzit më të pasur të botës.

 

Së fundmi,  ka zbuluar burimin e frymëzimit të tij të përditshëm. Ai mban një thënie të printuar në frigoriferin e tij, një poemë të Ralph Waldo Emerson, të cilin e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në twitter.

“E dashuroj këtë thënie. Ka qenë prej vitesh në frigoriferin tim, dhe unë shoh sa herë hap derën.”- shkruan Bezos, ndërsa ka postuar edhe foton.

“Të qeshësh shpesh dhe shumë; të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve; të fitosh vlerësimin e kritikëve të ndershëm dhe të durosh tradhtinë e shokëve falsë; ta vlerësosh bukurinë, të gjesh më të mirën te të tjerët, ta lësh botën pak më të mirë seç ishte, qoftë kjo me një fëmijë të shëndetshëm, një kopsht të punuar, ose një rrethanë sociale të shpenguar; ta kesh bërë dikë të bëjë një jetë pa vuajtje vetëm sepse ti ke qenë aty. Kjo do të thotë që jeta jote ka qenë e suksesshme.– Ralph Waldo Emerson.” është thënia që frymëzon një ndër njerzit më të fuqishëm në botë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *