• |
ide | kryesore

Lamtumira e Merkel/ Pas 18 vitesh nuk kandidon më si kryetare e CDU-së

Planet, Të fundit



Kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor.

Kështu shkruajnë sot mediat gjermane referuar të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, sipas te cilave, Merkel do të vazhdojë të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.

Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse ishte forca kryesore, pësoi humbje të ndjeshme, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresinë e partisë në dhjetor në Hamburg, shkruan Deutsche ëelle.

Këtë vendim Merkel ua ka bërë të ditur politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të presidiumit. Anglea Merkel ka drejtuar CDU-në që prej vitit 2000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *